Aktualitet

Protesta e 43-të kundër qeverisë, qyetarët pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Kërkesat kryesore të protestuesve mbeten dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimi i klasës së vjetër politike.

l.k
Protesta e 43-të kundër qeverisë, qyetarët pritet të
Foto nga protesta në Tiranë

TIRANË- Sot qindra qytetarë pritet të mblidhen në sheshin Skënderbej, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë, duke shënuar kështu ditën e 43-të të protestave kundër qeverisë Rama dhe kundër projektit në Zvërnec.

Kërkesat kryesore të protestuesve mbeten dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimi i klasës së vjetër politike. Ata kanë bërë të ditur se protestat do të vijojnë edhe në javët në vijim, derisa të plotësohen kërkesat e parashtruara.

Pesë kërkesat që kanë parashtruar qytetarët:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./ZËRI

Poll

MOS HUMB