TIRANË-Janë publikuar fotot nga droga e gjetur në burgun 313 në Tiranë, një ditë më parë (25 gusht). Në imazhe shihen dozat e drogës në qese të vendosura brenda makaronave tub të gatuara. ZËRI raportoi se në makaronat tub u gjetën 17 qese kokainë dhe 13 qese hashash. Ushqimi ishte përgatitur nga familjarët për të dënuarin Oltojn Asllanin.


Lidhur me rastin u arrestua shtetasi Seit Xhometa, i cili rezulton të jetë familjar i Oltjon Asllanit. Asllani rezulton i dënuar për vrasje në tentativë, ku në gusht të 2025, së bashku me shokun e tij Serxhio Bajza, qëlluan me kallash drejt një mjeti në lëvizje në zonën e Kombinatit. Asokohe ZËRI ndau pamjet kur Asllani lëviste me kallash në dorë mes rrugës, pasi qëlloi ndaj personave që ishte konfliktuar.
