Aktualitet

Tentoi të vriste "Guccit" e TikTok! Policia i prish festën e ‘Baby Shower’, arreston Bledar Çunin

Kuçi u plagos me armë zjarri mbrëmjen e 15 dhjetorit 2025 në lagjen Nr. 9 në Durrës.

F.I
Tentoi të vriste "Guccit" e TikTok! Policia i prish festën e
Fabion Kuçi dhe momenti i arrestimit të 35 vjeçarit

BERAT-Bledar Çuni 35 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria për veprën penalke "Vrasje me paramendim", kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë është arrestuar në Berat. Çuni dyshohet se dhjetorin e vitit të kaluar, në bashkëpunim me persona të tjerë qëlloi me armë zjarri në drejtim të Fabion Kuçit i njohur ndyshe edhe si "Gucci i TikTok-ut", i cili ngeli i plagosur lehtë.

35-vjeçari ndodhej me familjen në Berat duke bërë festën e 'Baby Shower', ku është evidentuar dhe vënë në pranga policia. Kuçi u plagos me armë zjarri mbrëmjen e 15 dhjetorit 2025 në lagjen Nr. 9 në Durrës. Vetë Fabion Kuçi ka deklaruar para autoriteteve se autori i plagosjes është një tjetër personazh i rrjeteve sociale, emri i të cilit ende nuk është publikuar, por mësohet se është shpallur në kërkim. Sipas tij, gjithçka ka nisur nga sharjet në TikTok. 

Njoftimi i policisë:

Kapet në Berat, 1 shtetas i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Berat, pas administrimit të informacioneve për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë bërë të mundur lokalizimin e tij në një lokal në qytetin e Beratit dhe kapjen e shtetasit:

B. Ç., 35 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Ky shtetas dyshohet se, më datë 15.12.2025, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F. K., i cili ndodhej në një lokal në lagjen nr. 9, Durrës. Si pasojë, shtetasi F. K. është dëmtuar lehtë.
35-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Durrës, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Poll

MOS HUMB