Aktualitet

Droga e fshehur në makaronat e gatuara, Oltjon Asllanit i futet kokainë dhe hashash te burgu 313

Burime për ZËRI bëjnë me dije se janë konstatuar 17 qese kokainë dhe 13 qese hashash, të cilat janë gjetur në makaronat e gatuara nga familjarët për Oltojn Asllanin.

F.I
Droga e fshehur në makaronat e gatuara, Oltjon Asllanit i futet
Burgu 313

TIRANË-Një sasi droge raportohet të jetë gjetur në burgun 313 në Tiranë. Konkretisht burime për ZËRI bëjnë me dije se janë konstatuar 17 qese kokainë dhe 13 qese hashash, të cilat janë gjetur në makaronat e gatuara nga familjarët për Oltojn Asllanin. Kontrolli është kryer nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP).

Asllani rezulton i dënuar për vrasje në tentativë, ku në gusht të 2025, së bashku me shokun e tij Serxhio Bajza, qëlluan me kallash drejt një mjeti në lëvizje në zonën e Kombinatit, në pronësi të shtetasit R. Kurteshi. Asokohe ZËRI ndau pamjet kur Asllani lëviste me kallash në dorë mes rrugës,  pasi qëlloi ndaj personave që ishte konfliktuar.

Në dëshminë e tij ai ka pohuar se nuk ka pasur qëllim të vriste, por të trembte personat që e kishin dhunuar fizilkisht. Shkak për konfliktin u bë kalimi në rrugë.

Poll

MOS HUMB