Aktualitet

Alarmi për bombë në institucionet e vendit/ Zbardhen gjurmët elektronike, mesazhet kërcënuese erdhën nga Brazili dhe Argjentina

Përmbajtja e njëjtë kërcënuese sipas hetuesve ka ardhur nga dy adresa të ndryshme nga këto dy vende të Amerikës Latine.

l.k
Alarmi për bombë në institucionet e vendit/ Zbardhen gjurmët
Foto ilustruese

TIRANË- Email-et kërcënuese të dërguara në adresat e disa institucioneve të rëndësishme në vendin tonë rezulojnë të kenë ardhur nga Argjentina dhe Brazili. Përmbajtja e njëjtë kërcënuese sipas hetuesve ka ardhur nga dy adresa të ndryshme nga këto dy vende të Amerikës Latine.

Çfarë shkruhej në email kërcënues?

Gjykata, Bashki, Prokurori, Spitale si edhe disa institucione të tjera morën këtë mesazh: “Përshëndetje. Ky është shteti Islamik. Me vullnetin e Allahut, kemi vendosur një bombë në ndërtesën tuaj. Ajo do të shpërthejë pas dy orësh. Pas kësaj, ju të pa fe do të coptoheni. Allahu Akber”.

Identifikimi i personave përgjegjës mbetet i vështirë për autoritet shqiptare, ndërsa pritet që Tirana zyrtare t’u drejtohet me një letërporosi autoriteteve në Argjentinë dhe Brazil, për të kërkuar të dhëna dhe bashkëpunim në identifikimin e autorëve.

Menjëherë pas e-mailit Policia e Shtetit dhe strukturat e specializuara të antiterrorit kanë nisur verifikimet dhe kontrollet në ambientet ku është marrë emaili.

Konktrolle u kryen në Vlorë, Fier e Tiranë, kryesisht në Gjykata, Prokurori e Spitale. Nga kontrollet e kryera deri tani nuk është konstatuar prani e lëndëve apo mjeteve shpërthyese dhe dyshohet se bëhet fjalë për një alarm të rremë./ZËRI

Poll

MOS HUMB