BULQIZË- Një tjetër vatër zjarri është regjistruar në orët e para të mëngjesit në fshatin Vajkal, në Bulqizë.
Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperatuarve të larta. Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm, pasi flakët ishin vendosur në zona të ndryshme në malin mbi këtë fshat.
Situata në Vajkal paraqitet e vështirë për shkak të terrenit malor dhe mungesës së infrastrikturës, ku mjetet e shërbimit zjarrfikës nuk futen dot.
Mbi 30 forca operacionale ndodhen në terren ku po punojnë për izolimin e flakëve, ndërsa në mbështetje të aksionit ka ardhur dhe një helikopter i Forcave Ajrore. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara, ndërsa operacioni vijon.
View this post on Instagram
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve që mund të kenë ndezur zjarrin në zonë./ZËRI