Aktualitet

Tym dhe flakë në vendgrumbullimin e mbetjeve në Fushë-Krujë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme (VIDEO)

Sipas autoriteteve, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, pasi është përdorur lëndë djegëse për flakët, të cilat kanë përfshirë njëkohësisht të gjithë fushën e mbetjeve.

l.k
Tym dhe flakë në vendgrumbullimin e mbetjeve në
Pamje nga vendngjarja

FUSHË-KRUJË- Një vatër e re zjarri është regjistruar në vendgrumbullimin e mbetjeve në Kameras të Fushë-Krujës. Sipas autoriteteve, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, pasi është përdorur lëndë djegëse për flakët, të cilat kanë përfshirë njëkohësisht të gjithë fushën e mbetjeve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Nga pamjet e siguruara, shihet që tymi dhe flakët ka mbuluar të gjithë zonën. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe policia, për të bërë të mundur shuarjen e plotë të vatrës. Kjo është hera e dytë brenda rreth një muaji që në këtë vendgrumbullim bie zjarr. Ndërkohë autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ autorëve që mund të kenë ndezur zjarrin./ZËRI

Poll

MOS HUMB