
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për dosjen e vrasjeve të Klodian Saliut dhe Vajdin Lames ngjarje të ndodhura në shkurt të vitit 2005. SPAK ka kërkuar 25 vite burg për Emiljano Shullazin. Ndërkohë edhe për Lulzim Berishën, Viktor Bajraktarin (Imeraj), Indrit Taullain, Plarent Dervishajn dhe Indrit Rusin është kërkuar 25 vite heqje lirie për secilin. Për Luftar Reçin, Prokuroria e Posaçme kërkon 8 vjet burg, për shkak të statusit të tij si bashkëpunëtor i drejtësisë. Të gjithë këta persona akuzohen për disa vepra të rënda penale, si ajo e “vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “mbajtjes pa leje të armëve luftarake me pasoja të rënda”, si dhe “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave.
/ZËRI