Video

Momenti kur autori i grabitjes te 'Raiffeisen' largohet me monopatinë

Ai jetonte në Vlorë, ndërsa në Tiranë kishte marrë një shtëpi me qira

F.I
Momenti kur autori i grabitjes te 'Raiffeisen' largohet me
autori Robert Duka

TIRANË- Janë publikuar pamjet kur Robert Duka, autori i grabitjes së 60 mijë eurove te pika e 'Raiffeisen Bank' në zonën e Komunës së Parisit largohet nga vend i ngjarjes. Me çantë shpine, i veshur me të zeza dhe me një skafandë në kokë, 50-vjeçari shihet teksa largohet nga vendi i ngjarjes me një monopatinë. Ai jetonte në Vlorë, ndërsa në Tiranë kishte marrë një shtëpi me qira. Roberti Duka u arrestua pranë rrugës së Kosovarëve në Tiranë.

Ngjarja u regjistrua mëngjesin e 2 nëntorit, ku Robert Duka i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit grabiti rreth 60 mijë euro. Grabitja zgjati vetëm rreth tre minuta. 50-vjeçari i veshur me të zeza me bluzë me kapuç dhe një kaskë mbrojtëse të vendosur në kokë, i drejtoi armën rojes së bankës për ta bllokuar që mos të bëj lëvizje dhe pasi vodhi paratë, me një monopatinën u largua drejt stadiumit Dinamo./ZËRI

MOS HUMB