Video

‘Plumbi i artë’/ Nga Dumani te Alibej, SPAK: 302 vite burg për 15 të pandehur

Ndërkohë për Henrik Hoxhën, i cili më 2023 humbi statusin e të penduarit, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 35 vite burg.

zh.ll

‘Plumbi i artë’/ Nga Dumani te Alibej, SPAK: 302 vite burg

TIRANË- SPAK ka kërkuar 302 vite burg për 15 të pandehurit e dosjes 'Plumbi i artë'. Për të pandehurit me statusin e të penduarit të drejtësisë, SPAK ka kërkuar, 10 vite burg për Nuredin Dumanin, 15 vite për Erion Alibej dhe 13 vite burg për Skerdi Tasen. Ndërkohë për Henrik Hoxhën, i cili më 2023 humbi statusin e të penduarit, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 35 vite burg. Dënimi me 35 vite burg është kërkuar edhe për Petrit Qolin. Sa i përket Altin Ndocit, i cili më 13 janar u arratis nga ambjentet e spitalit të Durrësit dhe vijon në arrati, SPAK ka kërkuar 25 vite burg. Të pendehurit për dosjen e “Plumbit të artë” akuzohen për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, përfshirë vrasje, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, trafikim dhe armëmbajtje pa leje.

/ZËRI

MOS HUMB