TIRANË- Komisionerja europiane për Zgjerimin Marta Kos ka deklaruar se Shqipëria mund të arrijë objektivin për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027. Megjithatë Kos deklaroi se duhet të punohet më shumë në çështjet që lidhen me drejtësinë dhe lirinë e medias. Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2026 veç vlerësimit, paraqet edhe disa rekomandime kyçe. Komisioni shprehet se për Shqipërinë, korrupsioni është një sfidë e vërtetë. Raporti thekson se duhen më shumë dënime përfundimtare për trafikimin e drogës, pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Në progres raport janë përfshirë edhe protestat, duke nisur "Revolucioni Flamingo" në muajin maj dhe deri te protestat studentore, të shoqëruara me tensione dhe incidente. KE bën thirrje për një dialog konstruktiv. Lidhur me raportin kryeministri Edi Rama deklaron se vlerësimi i lartë është një formë motivimi për të bërë sa më shumë, pasi sipas tij, dera e BE-së dhe mundësia e hyrjes është më reale se kurrë.
/ZËRI