Video

'Lëkundet' ndërtimi, tregu jep sinjalet e para të rënies

Balanca e kontratave porositëse pësoi rënie, duke u zhytur nga -15.0 pikë përqindje në shtator, në -24.9 pikë përqindje në tetor.

F.I.
'Lëkundet' ndërtimi, tregu jep sinjalet e para të
FOTO

TIRANË- Treguesi i Besimit në Ndërtim ra me -5.7 pikë përqindje brenda një muaji të vetëm. Balanca e kontratave porositëse pësoi rënie, duke u zhytur nga -15.0 pikë përqindje në shtator, në -24.9 pikë përqindje në tetor.  Kjo rënie konfirmohet zyrtarisht nga vetë ndërtuesit në terren. Blerësit po tërhiqen me shpejtësi nga tregu i pasurive të paluajtshme. Edhe aktiviteti aktual në kantiere ka filluar të humbasë ritmin, duke zbritur në 13.0 pikë, shkruan Kapital. Përballë rënies së kërkesës, vetë ndërtuesit kanë ulur pritshmëritë e tyre për shtrenjtimin e mëtejshëm të apartamenteve. Pritjet për çmimet në të ardhmen ranë në 11.8 pikë, një sinjal i fortë se tregu mund të jetë duke u detyruar të shkojë drejt një korrigjimi apo stabilizimi të detyruar.

./ZËRI

MOS HUMB