
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit që nisën nga takimi në fillim i pretenduar e më pasi konfirmuar me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu dhe deri te biseda mes tyre që përfunduan te emri i kryeministrit Rama. Përmes një reagimi publik, Veliaj ka publikuar disa letra të tjera, me detaje dhe përgjigje rreth pikëpyetjeve që qarkullojnë së fundmi.
Veliaj i drejtohet drejpërdrejt kryeministrit duke deklaruar se nuk ndihet i intimiduar nga pretendimet dhe akuzat ndaj tij. “Nuk i organizoj protestat, po as nuk më intimidon dot me këto sajesa që i përbuz me neveri”, shprehet kryebashkiaku.
Një përgjigje Veliaj ka dhënë edhe lidhur me delegimin e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, duke theksuar se nuk ka ndërmend t'ia delegojë sërish kompetencat dikujt tjetër, duke theksuar se është i zgjedhur. Gjithashtu, Veliaj shprehet se nuk pranon të heqë dorë nga Plarente Ndreca si këshilltarë, teksa thekson se ai tashmë për të, është shok, mik dhe avokat.
Përgjigjet e mia: TG
1 – Transferim si “nder” + protestat
– E kuptoj që je veç lajmësi, jo autori – s’të vë faj ty, mbetesh miku im, pavarësisht rolit.
– Turp që KM merret vetë me internimet.
– Nëse R. mendon se duke më larguar dhe izoluar nga familja bëhet i madh – he belittles himself – dhe gardianët në burgje e tallin.
– Bëtë goditje të madhe, për të dalë kaq të vegjël, pity.
– Më çoni dhe në Spaç po deshët, nuk përkulem e nuk shantazhohem.
– Çfarë “nderi” duhet t’i njoh KM? Që negocion me prokurorët për sa akuza do kem e sa vite do marr?
– Ç’a dmth hera e fundit si baba? Kërcënim?
– Kjo e prok që thua “duan të më hanë të gjallë, e më duan të vdekur” është turp për ju që bëni këto muhabete
– Nuk jam organizator e financues as i Flamingove, as studentëve – këto janë gjepura si në kohë të Enverit! Ku është katandis shteti, gjeti armikun e brendshëm
– Kur ruaja unë Tiranën nga dhuna 54 javë digjej bashkia s’ju akuzoja ju dhe pse digjej BT me molotovë e s’lëvizi gishtin kush.
– Si mund të rrëzoj rendin kushtetues nga burgu? A jeni në vete apo e thoni të qetësohet KM? I kuptoni fjalët që thoni? Ju paska thënë dhe terrorizëm! HAHA
– Unë nuk i bie shtëpisë sime me gurë. PS jo e jo, po flas Tiranën. Jam marrë me çdo semafor, pllakë në shesh, sinjalistikë etj. më dhemb më shumë se të gjithë ju bashkia.
– Po ju s’keni nga ta dini, keni një qeveri ku asnjë ministër s’ka bërë një ditë opozitë.
– Unë isha aty në 21 janar, aty për grevën e urisë, aty në “28 janar” (e di KM sh mirë), e verën 2011 me R e lanë të gjithë vetëm.
– Ku ishin këta sot ministra? Ndaj e kanë kollaj ta gjënjejnë e helmojnë, me “armiq të brendshëm” se s’kanë as memorie, sillen si palaçot tek “rrobat e mbretit”
– Bëra dy postime politike vetëm – 1 për Hashën dhe UÇK + 1 për Vuçiçin. Nuk flisni me mua 20 muaj e ju kap tartakuti e merreni me birucat. I qëndroj postimeve, ju merruni me birucat.
– Përgjigja për KM është: Nuk i organizoj protestat, po as nuk më intimidon dot me këto sajesa që i përbuz me neveri. Fuckin’ groë up, ku ju del koha të merreni.
– Jo këtu, po në Spaç të më çoni 100 vjet nuk më përkulni dot. Ta harrojë R.
2
– Nuk e delegoj BT. E delegova 18 muaj. Mandatin ma dha GJK dhe populli i majtë e qytetar 160 mijë vota
– 0 shkolla
– 0 pemë të mbjella
– 0 investime të reja
– 0 vendime të rëndësishme
– 0 kredi të lëshuara, madje humbëm dhe Katarin te Bulevardi Ri, dhe BEI te Lana
– Në pak javë që e mora u zhbllokuan 6 shkolla në shtator, +1500 kredi të buta
– Jo se jam më i afti, po se jam zgjedhur, ndaj dhe më i përgjegjshëm
– KM premtoi do merrej vetë, po plehrat u bënë mullar, ikën socialistët dhe sollët Dash Sulën e vogël që vinte gjoba. Pse mbaruan njerëzit që sollën fitoret me PS?
– Riktheva Bashkinë te Socialistët e qytetarët; Etleva 24 karat socialiste e jona, e ndershme e aftë.
– Sadi ish prefekt e deputet socialist, me kontribute si tironc e në PS.
– Sarën që fëmijë e kam pasur në FRESSH – ka dhënë vitet më të mira në PS+BT
– PS nuk rritet nga skorjet që hedh saliu, po nga promovimi i të rinjve brenda e jashtë PS
– Ndaj hajt ta promovojmë Arbrin, s’është djalë i keq, por delegimin nuk e bëj më
– Fool me once, shame on you, Fool me tëice, shame on me
3
Përgjigja për Plaron
– 20 muaj s’më latë asnjë këshilltar tjetër. Ti vetë vjen pas 2 vjetësh. Me kë të këshillohem unë? Me muret?
– A më thua që KM cakton birucat, takimet, vizitat në spital? Ç’a më thua këshillohu?
– A ju shkruajti në chat grupe për Etjenin, mos u merrni?
– Plaro m’u bë shok, mik e avokat. Para vakisë ishim bashkëpunëtorë, po ngaqë ju ikët a s’ju la udhëheqësi, mbeta veç me Plaron e tani them më mirë 1 Ii saktë se 1000 servilë kot.
– 24:00 e mbyllëm. Më solli dy libra e falenderova, ai u largua me drejtorin, unë u riktheva në qeli me paterica.
– I urova të mira e të fala, po nuk pranoj afera të paligjshme.
Debati politik për transferimin e Erion Veliajt në burgun e Fierit është zgjeruar deri tek kryeministri Edi Rama. Një takim në burgun e Fierit mes ministrit të drejtësisë Toni Gogu dhe kryebashkiakut mbrëmjen e 30 tetorit është kthyer në kryefjalën e ditës. Por çfarë ndodhi në këtë takim? Sipas avokatit të Veliajt takimi ka zgjatur rreth një orë e gjysëm dhe është zhvilluar në zyrën e drejtorit të burgut. Veliaj publikoi një letër ku pretendon se gjatë takimit, ministri i ka përcjellë 3 kërkesa që, sipas tij, vinin nga kryeministri Edi Rama, mes tyre të pranonte përfshirjen në çështjen e “Flamingove-Studentët”, të hiqte dorë nga Bashkia e Tiranës dhe t'ia delegonte atë Arbër Hajdarit, si dhe të mos këshillohej më me Plarent Ndrecën. Vetë ministri Gogu ka konfirmuar takimin me Veliaj, por ka mohuar kategorikisht se ka përcjellë mesazhet e pretenduara. Një tjetër letër e Veliajt drejtuar GJKKO u lexua në seancën gjyqësore ndaj tij. Kryebashkiaku kërkoi hetim, duke pretenduar se transferimi i tij në burgun e Fierit është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Por gjykata u shpreh se nuk është kompetencë e tyre të kryejë verifikimin./ZËRI