Politikë

"Moment krenarie!" Rama reagon për Raportin e KE: Vlerësimi më motivon për të bërë më shumë e më mirë

Sipas Ramës, raporti përbën një hap përpara drejt objektivit për në BE, por duke theksuar se, detyrat janë ende dhe më të shumta.

zh.ll
"Moment krenarie!" Rama reagon për Raportin e KE: Vlerësimi
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të progres-raportit të KE për Shqipërinë. Përmes një postimi në 'X', Rama e cilëson raportin se një vlerësim ndër më të lartin ndonjëherë për Shqipërinë.

Sipas Ramës, raporti përbën një hap përpara drejt objektivit për në BE, por duke theksuar se, detyrat janë ende dhe më të shumta. Kreu i qeverisë thekson se vlerësimi i lartë është një formë motivimi për të bërë sa më shumë, pasi sipas tij, dera e BE-së dhe mundësia e hyrjes është më reale se kurrë. 

Reagimi i plotë i kryeministrit:

Doli Raporti Vjetor i Progresit. Shqipëria vlerësohet më lart se sa asnjëherë më parë. Një tjetër moment krenarie për Shqipërinë Europiane. Një tjetër dëftesë notash domethënëse dhe inkurajuese nga Komisioni Europian. Një tjetër hap përpara drejt objektivit historik të bashkimit me Europën. Por detyrat përpara nesh janë ende të shumta, kurse koha e kalendarit të ngjeshur të negociatave gjithnjë e më e ngushtë. Dhe ky vlerësim nuk i bën as më të vogla, as më pak aktuale problematikat e jetës së përditshme të vendit, të cilat kanë pasur, kanë dhe do të kenë të gjithë vëmendjen time, të qeverisë, të shumicës parlamentare. Përkundrazi, vlerësimi i lartë i raportit të sotëm na motivon për të bërë ende më shumë dhe për t’i bërë gjërat ende më mirë. Momenti është optimal. Dera e BE është e hapur dhe mundësia e hyrjes është më reale se kurrë. Historia nuk do të na e falte kurrësesi mbytjen në lugën e ujit të pistë të dasive, mllefeve e gjelozive që e kanë penguar vazhdimisht Shqipërinë të ngrihet në lartësinë e potencialit të saj.

MOS HUMB