Video

Shpërthimi në Elbasan: 2 viktima, shkak rrjedhja e gazit, pallati shpallet i banueshëm

Hamit Ibra, 69 vjeç, është viktima e dytë e shpërthimit, ndërsa një ditë më parë, vetëm pak minuta pas rënies së zjarrit, u raportua viktima e parë, 82-vjeçarja Hatixhe Berisha

zh.ll
Shpërthimi në Elbasan: 2 viktima, shkak rrjedhja e gazit, pallati
dy viktimat nga zjarri ne pallat

TIRANË- Shpërthimi i fuqishëm i ndodhur një ditë më parë në një pallat pesëkatësh në Elbasan ka shkaktuar dy viktima. Hamit Ibra, 69 vjeç, është viktima e dytë e shpërthimit, ndërsa një ditë më parë, vetëm pak minuta pas rënies së zjarrit, u raportua viktima e parë, 82-vjeçarja Hatixhe Berisha. 69-vjeçari rezultonte i zhdukur që prej momentit të shpërthimit, ndërsa ekipet e emergjencës vijuan kërkimet për rreth 17 orë, deri në momentin kur trupi i tij u gjet nën rrënojat e pallatit. Në njoftimin zyrtar, Policia bën me dije se dyshohet që shkak i zjarrit tragjik të ketë qenë prania e një sasie të tepërt gazi në banesën e 69-vjeçarit. Pallati 5-katësh, i ndërtuar në vitet ’70-‘80, është shpallur i pabanueshëm për shkak të dëmeve të rënda dhe duhet të shembet sipas drejtoreshës së Institutit të Ndërtimit, Persida Shkrepa. Shpërthimi ndodhi mesditën e 4 nëntorit, kur flakët, të cilat nisën në katin e tretë, u përhapën me shpejtësi në të gjithë ndërtesën, duke dëmtuar rëndë banesat. Ngjarja tragjike shkaktoi dy viktima dhe 10 të plagosur.

/ZËRI

MOS HUMB