Aktualitet

Vrasja e Gentian Bejtjas në 2024/ Apeli përgjysmon dënimin, 12 vite e 8 muaj burg për Ilir Beqarajn

Në shkallën e parë, Beqaraj ishte dënuar me 24 vite burg, ndërsa Apeli ka vendosur ta dënojë me 20 vite burg.

zh.ll
Vrasja e Gentian Bejtjas në 2024/ Apeli përgjysmon dënimin, 12
gentian bejtja-ilir beqaraj

TIRANË- Gjykata e Apelit të Tiranës ka ndryshuar vendimin për Ilir Beqarajn, i akzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas, ngjarje e ndodhur në vitin 2024. Në shkallën e parë, Beqaraj ishte dënuar me 24 vite burg, ndërsa Apeli ka vendosur ta dënojë me 20 vite burg. Por, për shkak të gjykimit të shkurtuar, Beqaraj do vuajë dënimin me 12 vite e 8 muaj.

Ilir Beqaraj akuzohet se ka ndihmuar vrasësit të largoheshin nga vendi i ngjarjes, si dhe ka vëzhguar disa herë Bejtjan pranë banesës. Beqaraj, i cili ka përdorur dhe mbiemrat Brahimi dhe Mançellari, është marrë i pandehur për veprat penale “Vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim, “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave”.

Ilir Beqaraj është arrestuar që në muajin Mars të vitit 2024, i cili u vu në pranga bashkë me Edison Haxhiun, pas analizimit të pamjeve filmike nga grupi hetimor.

Nga kryerja e veprimeve hetimore është vërtetuar se autorët janë larguar me një automjet tip "Volksëagen Golf" me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur itinerarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë-Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë. Nga analiza e informacioneve të marra nga inteligjenca policore si dhe këqyrja dhe marrja e kamerave të sigurisë, është bërë i mundur identifikimi i automjetit tip "Volksëagen Golf" me targë AB960GG, në pronësi të shtetasit Edison Haxhiu, 30 vjeç, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë. Po kështu, ka rezultuar se ky automjet është përdorur edhe nga shtetasi Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari.

Vrasja e Gentian Bejtjas

Gentjan Bejtja u ekzekutua pasditen e 15 marsit brenda oborrit të banesës së Larushk. Autorët dyshohen të kenë qenë katër, tre kanë marrë pjesë në sulm ndërsa tjetri i ka pritur në makinë. Mbi Bejtjan janë qëlluar 50 plumba, 30 prej të cilëve kanë rezultuar fatal dhe e kanë prekur në fytyrë e trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Bejtja dyshohet se kishte dijeni edhe për shumë krime të tjera që kishin ndodhur në harkun kohor të 10 viteve të fundit, ku në mos ishte drejtpërdrejt i implikuar, të paktën kishte dijeni apo besohej se kishte tradhtuar, ata që deri dje u shërbente. Ai është dyshuar si i përfshirë në disa atentate, si personi që ka nxjerrë në pritë viktimat, informator apo ndihmës i ekzekutorëve./ZËRI

MOS HUMB