Aktualitet

Sekuestrohen 10 mln euro pasuri të 'Euro Beton', Prokuroria e Tiranës çon në gjyq administratorin italian

F.I

Sekuestrohen 10 mln euro pasuri të 'Euro Beton', Prokuroria e

TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim italianin Giovanni Telesca, administrator i kompanisë ‘Euro Beton 2025’. Telesca akuzohet për tre vepra penale: mashtrim, fshehje të ardhurash dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Në kuadër të hetimit, janë sekuestruar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë rreth 10 milionë euro, që i përkasin subjektit nën hetim  ‘Euro Beton 2025’. 

Pasuritë e sekuestruara:

Tokë arë, me sipërfaqe 560 m²;
Pallat, me sipërfaqe 2780 m², si dhe 914 m² ndërtim;
Tokë arë me sipërfaqe 1580 m²;
Tokë arë me sipërfaqe 310 m²;
Njësi, me sipërfaqe 71.5 m²;
Tokë arë me sipërfaqe 63 m², në bashkëpronësi të shoqërisë “EURO BETON 2005” sh.p.k.
Njësi, me sipërfaqe 61.6 m², vol. 30, fq. 52, ZK 8160;
Njësi, me sipërfaqe 138.84 m², vol. 19, fq. 235, ZK 8180.

25 automjete të tipit betonierë, pombë betoni, transport e pompa betoni.

NJOFTIMI:

Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq për 3 vepra penale shtetasin Italian G.T. administrator i ‘Euro Beton 2025’, sekuestrohen 10 milionë euro

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin italian G.T., dhe ‘Euro Beton 2005’ sh.p.k., të  akuzuar për veprat penale të ‘Mashtrimit’, ‘Fshehja e të ardhurave’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale’ të parashikuar nga nenet 143/3, 180/3 dhe 287 të Kodit Penal dhe sekuestron 10 milionë euro pasuri. 

Pas një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda speciale, në kuadër të procedimit penal nr.1718, viti 2026. u morën të pandehur dhe u përfunduan hetimet për shtetasin Italian G.T. dhe personi juridik “Euro Beton 2005”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas përmes “Euro Beton 2005” sh.p.k., ka përfituar lëndë të parë nga subjekte të ndryshme ekonomike, duke premtuar pagesa ose apartamente, e më pas duke mohuar furnizimet dhe detyrimet. Lëndët e para janë përdorur për prodhimin dhe shitjen e betonit. Dyshohet se furnizimet e pafiskalizuara dhe shitja e betonit kanë shërbyer për fshehjen e të ardhurave dhe ligjërimin e përfitimeve të paligjshme.

Hetimet disa mujore vërtetuan skemën e mashtrimit dhe u vendos sekuestro preventive, ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të subjektit “EURO BETON 2005”, të cilat kapin vlerën rreth 10.000.000 Euro. 

Në funksion të veprimeve të kryera, u bë e mundur që të sekuestrohen pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme si dhe aktiviteti tregtare, të cilat ju kaluan në administrim Agjencisë së Administrimit te Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara si me poshtë:

Sekuestrohen 8 pasuri të paluajtshme në pronësi të subjektit nën hetim

Tokë arë, me sipërfaqe 560 m²;

Pallat, me sipërfaqe 2780 m², si dhe 914 m² ndërtim;

Tokë arë me sipërfaqe 1580 m²;

Tokë arë me sipërfaqe 310 m²;

Njësi, me sipërfaqe 71.5 m²;

Tokë arë me sipërfaqe 63 m², në bashkëpronësi të shoqërisë “EURO BETON 2005” sh.p.k. 

Njësi, me sipërfaqe 61.6 m², vol. 30, fq. 52, ZK 8160;

Njësi, me sipërfaqe 138.84 m², vol. 19, fq. 235, ZK 8180.

Gjithashtu u sekuestruan pasuri të luajtshme në pronësi të subjektit nën hetim, ne total 25 automjete të tipit betonierë, pombë betoni, transport e pompa betoni.

MOS HUMB