Aktualitet

E rëndë në Vlorë, elektricisti 50-vjeçar bie në kontakt me rrymën elektrike dhe humb jetën (EMRI)

Viktima është identifikuar si Altin Petanaj, 50 vjeç, nënpunës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE).

zh.ll
E rëndë në Vlorë, elektricisti 50-vjeçar bie në
pamje nga vendngjarja

VLORË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku ka humbur jetën një elektriçist në nënstacionin e fshatit Kocul. Viktima është identifikuar si Altin Petanaj, 50 vjeç, nënpunës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE). Sipas njoftimit të policisë, 50-vjeçari ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. 

“Rreth orës 10:45, në fshatin Kocul, shtetasi A. P., rreth 50 vjeç, punonjës i OShEE-së, gjatë punës te nënstacioni elektrik, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur teksa një grup punonjësisht, pjesë e të cilit ishte dhe 50-vjeçari, po kryenin punime riparimi në nënstacionin elektrik të fshatit. Ndërkohë, shërbimet e Policisë që kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, kanë nisue hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit në punë./ZËRI

MOS HUMB