LIVE UPDATES

"Gjuetari i Bankave"-Arrestohet grabitësi i 60 mijë € te 'Raiffeisen'! Publikohet momenti kur autori hyn, kërcënon dhe arratiset...

♦Një javë pas grabitjes me armë zjarri në filialin e 'Raiffeisen Bank' në zonën e Komunës së Parisit është arrestuar autori i ngjarjes. ♦Në pranga ka rënë autori i dyshuar, 50-vjeçari Robert Duka Robert Duka (i njohur edhe si Albert Duka), nga Vlora. ♦Ngjarja u regjistrua mëngjesin e 2 nëntorit, ku Robert Duka i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit grabiti rreth 60 mijë euro. ♦Policia publikoi edhe videon që zbardh gjithë dinamikën e grabitje. ♦Pamjet tregojnë autori kur mbërrin me monopatinë dhe hyn brenda ambienteve të bankës me një armë në dorë, duke kërcënuar rojen e më pas niset drejt arkës. ♦50-vjeçari ka kërcënuar me armë të gjithë punonjësit, teksa arkëtarja ka bërë gati paratë dhe ia ka vendosur autorit në një çantë të zezë. ♦Pasi merr paratë, sërish nën kërcënimin e armës, autori del nga banka dhe largohet me monopatinë. ♦Por, pavarësisht maskës, Drejtori i policisë së Tiranës, Oliger Torba bëri me dije se Robert Duka u identifikua duke përdorur teknologjinë pavarësisht maskimit. ♦Pas informacioneve të marra, Policia e Tiranës lokalizoi 50-vjeçarin pranë “Rrugës së Kosovarëve” në Tiranë. ♦Gjithashtu, Policia e Tiranës ka konfirmuar se 50-vjeçari me dy identitete, është autor dhe i grabitjes së një tjetër banke më 2 qershor. ♦Policia bën me dije gjithashtu se gjatë kontrolleve, u gjetën dhe sekuestruan 8.200 euro, veshje të përdorura gjatë grabitjeve dhe dy telefona.

6 artikuj për këtë temë.
8 MINUTA ME PARE

"Gjuetia" deri në Greqi...në 28 filiale? Robert Duka pjesë e grupit kriminal, gruaja e tij punon në një bankë në Tiranë

"Gjuetari i Bankave"-Arrestohet grabitësi i 60 mijë €
robert duka-pamje nga grabitja

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë pas arrestimit të Robert Dukës, autori i dyshuar për grabitjen e 60 mijë eurove në një filial të Raiffeisen Bank në Tiranë.

Sipas raportimeve, Duka rezulton një emër i njohur për autoritetet greke. Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në një grup të strukturuar kriminal, të akuzuar për grabitjen e 28 bankave në Greqi. Ndërkohë, mësohet se ai është mbajtur prej disa ditësh nën vëzhgimin e agjentëve të Policisë, pasi dyshohej se po përgatitej të largohej sërish drejt Greqisë.

Një tjetër detaj që bie në sy është fakti se bashkëshortja e tij punon në një tjetër bankë të nivelit të dytë në vend. 

50-vjeçari Robert Duka, (i njohur edhe si Albert Duka), është arrestuar ditën e sotme, një javë pas grabitjes së bankës në zonën e Komunës së Parisit. Policia e Tiranës ka konfirmuar se 50-vjeçari me dy identitete, është autor dhe i grabitjes së një tjetër banke më 2 qershor. Ndërkohë që hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të verifikuar nëse i arrestuari ka lidhje me episode të tjera kriminale./ZËRI

2 ORE ME PARE

Grabiti 60 mijë euro për 3 minuta te 'Raiffeisen', ky është autori Robert Duka (FOTO)

"Gjuetari i Bankave"-Arrestohet grabitësi i 60 mijë €
robert duka

TIRANË- Personi që shihni në foto është 50-vjeçari Robert Duka, autori që dyshohet se kreu grabitjen e filialit të 'Raiffeisen' në zonën e Komunës së Parisit. 

Mëngjesin e 2 nëntorit, Robert Duka mbërriti i armatosur dhe i maskuar në ambientet e bankës. Nën kërcënimin e armës, ai arriti të merrte një shumë prej 60 mijë eurosh dhe më pas u largua nga vendngjarja. 

Policia ka publikuar pamjet që zbardhin dinamikën e ngjarjes dhe kanë dokumentuar çdo lëvizje të autorit, nga momenti kur autori hyn në bankë deri në largimin e tij. Sipas Drejtorisë së Policisë së Tiranës, identifikimi i 50-vjeçarit u bë i mundur falë punës hetimore, përdorimit të sistemeve teknologjike për identifikimin e personave pavarësisht maskimit, si dhe analizimit të veshjeve të përdorura gjatë grabitjes./ZËRI

2 ORE ME PARE

Pamjet e grabitjes te 'Raiffeisen': Momenti kur autori futet në bankë dhe i vë armën në kokë rojes, kërcënon arkëtaren

"Gjuetari i Bankave"-Arrestohet grabitësi i 60 mijë €
pamje-autori brenda ne banke

TIRANË- Autori i grabitjes së filialit të bankës “Raiffeisen” në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë është arrestuar një javë pas ngjarjes. Policia ka publikuar pamjet filmike që zbardhin dinamikën e grabitjes, si dhe momentin e arrestimit të 50-vjeçarit Robert Duka.

Në pamjet e publikuara, shihet momenti i parë kur autori mbërrin pranë bankës me një monopatinë dhe hyn në ambientet e filialit me armë në dorë. Sapo kalon derën, ai drejton armën nga roja i sigurisë dhe më pas niset drejt arkës. Në një moment, një vajzë tenton të largohet nga banka, por nuk arrin të dalë pasi dera është e kyçur. Ndërkohë, nën kërcënimin e armës, autori kërkon paratë dhe më pas sërish merr rojën nën kërcënim, teksa largohet nga ambientet e bankës.

Policia ka publikuar gjithashtu pamjet nga arrestimi i 50-vjeçarit, si dhe sendet e sekuestruara gjatë operacionit, mes të cilave veshjet e përdorura gjatë grabitjes dhe paratë e gjetura në posedim të tij./ZËRI

3 ORE ME PARE

Grabiti 'Raiffeisen', Drejtori i Policisë Tiranë: 50-vjeçari autor i vjedhjes te 'OTP Bank'! Kapen valixhe me drogë në Rinas, pranga grekut(VIDEO)

"Gjuetari i Bankave"-Arrestohet grabitësi i 60 mijë €
Oliger Torba

TIRANË- Drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger Torba, ka ndarë detaje nga arrestimi i autorit të grabitjes së 60 mijë eurove në filalin e 'Raiffeisen' në zonën e Komunës së Parisit, një javë më parë. 

Në një deklaratë për mediat, Torba bën me dije se pavarësisht maskimit, identifikimi i autorit është bërë i mundur përdorimit të sistemeve teknologjike. Sipas deklaratës, gjatë kontrolleve në banesën e 50-vjeçarit me dy identitete, Robert Duka alias Albert Duka, autoritetet sekuestruan 8 200 euro, veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së grabitjeve dhe dy telefona celularë. Gjithashtu, Drejtori i Policisë deklaroi se 50-vjeçari dyshohet si autor i një vjedhje tjetër në qershor të këtij viti, në 'OTP Bank', në Tiranë. 

Gjatë deklaratës, Torba ka folur edhe rreth një rasti trafikimi lëndësh narkotike të kapur në Aeroportin e Rinasit. Sipas Torbës, gjatë kontrollit të bagazheve të pasagjerëve të një fluturimi Athinë–Rinas, në një valixhe u zbuluan dy paketime me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Policia ka arritur të identifikojë dhe arretojë poseduesin e dyshuar të valixhes, një shtetas grek 51-vjeçar. Ky i fundit është larguar menjëherë nga aeroporti, por më pas është kapur në 'Rrugën e Durrësit'.

Deklarata e Drejtorit të Policisë së Tiranës, Oliger Torba:

Sot jemi këtu për t’ju informuar mbi rezultatet e punës hetimore të Policisë së Tiranës, për zbardhjen e dy vjedhjeve me armë në dy filiale bankare, si dhe goditjen e një rasti të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet Aeroportit të Rinasit.
 
Pavarësisht angazhimit intensiv të strukturave të Policisë gjatë protestave, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, puna hetimore për zbardhjen e ngjarjeve kriminale ka vijuar pa ndërprerje.
Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera me metoda speciale, nga strukturat hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, u finalizua operacioni policor i koduar “Gjuetari i Bankave”.
 
Në kuadër të këtij operacioni u identifikua dhe u ndalua shtetasi R. D., alias A. D., 50 vjeç, i dyshuar si autor i dy vjedhjeve nën kërcënimin e armës së zjarrit, të kryera më datë 02.06.2026 dhe 02.11.2026, në dy filiale bankare në Tiranë.
Identifikimi i tij u arrit falë punës profesionale hetimore, përdorimit të sistemeve teknologjike për identifikimin e personave pavarësisht maskimit, si dhe analizimit të veshjeve të përdorura gjatë vjedhjeve.
 
Gjatë kontrolleve u sekuestruan ;
- 8 200 euro,
- Veshje të përdorura gjatë kryerjes së veprave penale
- 2 aparate celularë.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve.
 
Ndërkohë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fly”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe autoritetet doganore, bazuar në informacionet e siguruara ushtruan kontroll në bagazhet e pasagjerëve të linjës ajrore Athinë–Rinas. Gjatë kontrollit, në një valixhe u gjetën dy paketime me material bimor, të dyshuar si lëndë narkotike Cannabis sativa. Pas veprimeve intensive hetimore u identifikua poseduesi i dyshuar i valixhes, shtetasi grek M. P., 51 vjeç, i cili ishte larguar nga aeroporti menjëherë pas mbërritjes.
 
 Shërbimet e Policisë bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij në rrugën e Durrësit, ku u arrestua në flagrancë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Lënda e dyshuar narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
 
Gjithashtu, dje, nga Strukturat hetimore, u kapën dhe u ndaluan 3 shtetas me masë sigurie “Arrest me burg” konkretisht;
- O.K. 29 vjeç
- G.S. 28 vjeç
- S.H. 20 vjeç

5 ORE ME PARE

Momenti kur autori i grabitjes te 'Raiffeisen' largohet me monopatinë

"Gjuetari i Bankave"-Arrestohet grabitësi i 60 mijë €
autori Robert Duka

TIRANË- Janë publikuar pamjet kur Robert Duka, autori i grabitjes së 60 mijë eurove te pika e 'Raiffeisen Bank' në zonën e Komunës së Parisit largohet nga vend i ngjarjes. Me çantë shpine, i veshur me të zeza dhe me një skafandë në kokë, 50-vjeçari shihet teksa largohet nga vendi i ngjarjes me një monopatinë. Ai jetonte në Vlorë, ndërsa në Tiranë kishte marrë një shtëpi me qira. Roberti Duka u arrestua pranë rrugës së Kosovarëve në Tiranë.

Ngjarja u regjistrua mëngjesin e 2 nëntorit, ku Robert Duka i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit grabiti rreth 60 mijë euro. Grabitja zgjati vetëm rreth tre minuta. 50-vjeçari i veshur me të zeza me bluzë me kapuç dhe një kaskë mbrojtëse të vendosur në kokë, i drejtoi armën rojes së bankës për ta bllokuar që mos të bëj lëvizje dhe pasi vodhi paratë, me një monopatinën u largua drejt stadiumit Dinamo./ZËRI

5 ORE ME PARE

Grabiti 60 mijë € për 3 minuta te 'Raiffeisen', arrestohet autori (EMRI)

"Gjuetari i Bankave"-Arrestohet grabitësi i 60 mijë €
pamje nga vendngjarja-autori

TIRANË- Një javë pas grabitjes me armë zjarri në filialin e 'Raiffeisen Bank' në zonën e Komunës së Parisit është arrestuar autori i ngjarjes. I arrestuari është 50-vjeçari Robert Duka, nga Vlora.

Ngjarja u regjistrua mëngjesin e 2 nëntorit, ku Robert Duka i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit grabiti rreth 60 mijë euro. Grabitja zgjati vetëm rreth tre minuta. 50-vjeçari i veshur me të zeza me bluzë me kapuç dhe një kaskë mbrojtëse të vendosur në kokë, i drejtoi armën rojes së bankës për ta bllokuar që mos të bëj lëvizje dhe pasi vodhi paratë, me një monopatinën u largua drejt stadiumit Dinamo.

Autori u lokalizua dhe u arrestua nga policia pranë rrugës së Kosovarëve në Tiranë. Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ku grupi hetimor ka ngritur dyshime për përfshirjen e një personi tjetër, i cili mendohet se ka vëzhguar bankën përpara kryerjes së grabitjes. Sipas dyshimeve të hetuesve, autori kishte dijeni për vendndodhjen e saktë të parave./ZËRI

MOS HUMB