U arrestua për vrasje të dyfishtë në Greqi, Nikolin Pali pranon dhe dy vrasje në Shqipëri! Ja 2 identitetet e dyshuara
GREQI- Shqiptari Nikoli Pali u arrestua sot në Greqi, 6 vite pasi dyshohet se vrau ish-të dashurën e tij ukrainase dhe të dashurin e saj. Sipas mediave greke, 44-vjeçari, i cili qarkullonte me identitet të rremë, dyshohet se ka pranuar gjatë marrjes në pyetje edhe përfshirjen në dy vrasje të tjera, të cilat raportohet se kanë ndodhur në Shqipëri përpara vitit 2002.
Dyshime për dy vrasje të tjera në Shqipëri-në kërkim nga INTERPOL
Hetimet pas arrestimit nga forcat speciale greke EKAM të shqiptarit Nikolin Pali, kanw marrw tjetwr drejtim. Nga dëshmia e tij, raportohet se dy vrasje të tjera, Nikolin Pali dyshohet se i ka kryer në Shqipëri.
Dy vrasjet që ai ka pranuar dyshohet se kanë ndodhur përpara vitit 2002. Për t’i shpëtuar ndëshkimit, ai ishte larguar drejt Greqisë. Megjithatë, në Shqipëri është shpallur në kërkim ndërkombëtar me një njoftim të kuq përmes INTERPOL-it, për tentativë grabitjeje me armë në bashkëpunim.
Dyshohet se kryente vrasje me pagesë, policia heton edhe dy atentate të tjera
Sipas policisë greke, 44-vjeçari, i cili u arrestua në zonën e Patisionit, qarkullonte me dokumente identifikimi të falsifikuara dhe dyshohet se po përgatitej të kryente një tjetër sulm. Ai konsiderohet nga policia si një person me precedentë të rëndë penalë, i cili merrte përsipër vrasje me pagesë.
Aktualisht po hetohet përfshirja e tij në dy vrasje konkrete, të cilat kanë karakteristikat e atentateve me pagesë.
Ndaj tij ishin në fuqi gjashtë vendime dënimi për veprat penale të vrasjes me dashje dhe në mënyrë të përsëritur, grabitjes në mënyrë të përsëritur dhe shkatërrimit të pronës së tjetrit me zjarrvënie.
Identitet e dyshimta
Ndërkohë, burimet ngrenë dyshime se Nikolin Pali mund të jetë në të vërtetë Fran Preldakaj, i njohur edhe si Zef Preldakaj, 44 vjeç, i dënuar më parë për vrasje në Shqipëri, dhe i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana për veprën penale të tentativës së grabitjes në bashkëpunim.
Autoritetet shqiptare kishin publikuar edhe një njoftim kërkimi, ku bëhej me dije se personi në fjalë ishte dënuar me 22 vite burg për vrasje.

Arrestimi
Për lokalizimin e tij, policia shfrytëzoi informacione të mbledhura nga Departamenti i Krimeve Kundër Jetës dhe Lirisë Personale, në Drejtorinë e Nënvarur për Hetimin e Krimeve Kundër Jetës dhe Pronës. Më pas u organizua një operacion i koordinuar policor në një apartament në zonën e Kato Patisionit.
Gjatë operacionit, i cili u zhvillua në praninë e një prokurori dhe me ndihmën e njësisë speciale EKAM, 44-vjeçari u lokalizua dhe u arrestua. Bashkë me të u arrestua edhe një 41-vjeçare, dyshohet si e dashura.
Më konkretisht, vendimet e dënimit kishin të bënin me një vrasje të dyfishtë, e ndodhur në natën mes datave 10 dhe 11 tetor 2020, në një shtëpi pushimi në Loutraki të Korinthit.
I arrestuari dyshohet se kishte vrarë me sëpatë ish-partneren e tij me origjinë ukrainase dhe partnerin e saj të atëhershëm, një farmacist nga zona. Më pas, ai u kishte marrë viktimave para dhe bizhuteri. Në vijim, kishte transportuar automjetin e gruas në një vend të izoluar dhe i kishte vënë flakën./ZËRI
U arrestua në Greqi për vrasje të dyfishtë! Nikolin Pali kërkohej edhe nga Shqipëria, zbardhen akuzat
GREQI- Nikolin Pali u arrestua nga autoritet greke pas 6 vitesh në arrati për vrasje të dyfishtë, por ai rezulton i kërkuar edhe në Shqipëri. Mësohet se 43-vjeçari kërkohej nga Interpol Tirana, pasi ndaj tij rëndojnë akuzat për “vjedhje me armë”, kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë. Për këtë vepër penale, autoritetet shqiptare kishin lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.
Ndërkohë, sipas autoriteteve greke, gjatë operacionit në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar 1 pistoletë, 2 granata, 2 mekanizma ndezës, 3 palë pranga, leje qëndrimi e falsifikuar. Bashkë me 43-vjeçarin Pali, është arrestuar dhe partnerja e tij 41-vjeçare shqiptare për përkrahje të autorit të krimit.
Pali kërkohej nga autoritetet greke për vrasjen e dy personave (mes tyre ish-partnerja) më 11 tetor 2020, ngjarje për të cilën, ai ishte dënuar në mungesë me dy burgime të përjetshme./ZËRI
Vrau ish-partneren dhe burrin e saj në Greqi, arrestohet pas 6 vitesh shqiptari
GREQI-Nikolin Pali i dyshuar si autori i vrasjes së dyfishtë që tronditi zonën e Loutrakit në tetor të vitit 2020 është arrestuar nga autoritetet greke. Pali dyshohet se përdorte dokumente identifikimi të falsifikuara dhe kishte arritur t’i shmangej drejtësisë për rreth gjashtë vite, raportojnë mediat e huaja.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 11 tetor 2020, kur në një banesë pushimi në zonën e Flamburos, në Korinth, u gjetën të pajetë 43-vjeçarja Svetlana, e njohur edhe me emrin Fotini, dhe farmacisti 42-vjeçar Ioannis Zonitsas. Sipas hetimeve të asaj kohe, 43-vjeçarja kishte nisur një lidhje me farmacistin, ndërsa ish-partneri shqiptar dyshohet se kishte hyrë në banesë dhe i kishte gjetur të dy së bashku.
Pas krimit, autori dyshohet se kishte marrë makinën e gruas dhe më pas e kishte djegur për të zhdukur gjurmët. 44-vjeçari ishte dënuar me dy burgime të përjetshme në mungesë.