Aktualitet

"Kampet në Shqipëri duhet të mbyllen!" Alarmi nga Italia: Dy në çdo tre emigrantë u japin qetësues...

Sipas koordinatorit të Programit Mjekësor të organizatës italiane Emergency, Emanuele Longo, një emigrant nga Senegali ka rrëfyer se medikamentet psikotrope përdoren shpesh në mënyrë të papërshtatshme.

zh.ll
"Kampet në Shqipëri duhet të mbyllen!" Alarmi nga
kampi ne gjader

GJADËR- Një dëshmi shqetësuese nga qendra e emigrantëve në Gjadër ka ngritur alarmin për trajtimin dhe kushtet e mbajtjes së personave të ndaluar, raportojnë mediat italiane. 

Sipas koordinatorit të Programit Mjekësor të organizatës italiane Emergency, Emanuele Longo, një emigrant nga Senegali ka rrëfyer se medikamentet psikotrope përdoren shpesh në mënyrë të papërshtatshme. Madje, sipas tij, ato u jepen rreth dy në çdo tre persona që mbahen në qendër.

Longo ngre shqetësimin dhe kundërshton izolimin e personave vetëm për shkak se nuk kanë leje qëndrimi të vlefshme, duke shtuar se shëndeti i tyre fizik dhe ai mendor janë në rrezik. 

"Burri na tregoi se në qendrën e Gjadrit medikamentet psikotrope përdoren shumë shpesh në mënyrë të papërshtatshme. Sipas vlerësimit të tij, ato merren nga dy në çdo tre persona që mbahen aty. Ai na shpjegoi gjithashtu se kishte mbërritur në Itali përmes bashkimit familjar, kishte ndjekur disa vite shkollë dhe e kishte konvertuar lejen e qëndrimit në një leje për arsye punësimi. Më pas humbi vendin e punës dhe bashkë me të edhe lejen e qëndrimit, duke përfunduar në rrjetin e Qendrave të Qëndrimit për Riatdhesim (CPR).

Fakti që nuk ka leje qëndrimi të vlefshme nuk mund të justifikojë ndalimin administrativ dhe izolimin e këtyre njerëzve, sidomos në këto kushte patogjene, që shkatërrojnë shëndetin fizik dhe mendor. Tre vjet pas nënshkrimit të Protokollit.", tha Longo.

Pas këtyre shqetësimeve, Emergency dhe TAI kanë ripërsëritur kërkesën për mbylljen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri, tre vite pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Tiranës dhe Romës.
 

MOS HUMB