Aktualitet

Kallëzuan mësuesin për ngacmim seksual, flet njëra prej 7 nxënësve: Me mua personalisht s'ka bërë asgjë

Vajza është pjesë e grupit të nxënëseve që kanë bërë denoncimin, por për mediat, ajo ka deklaruar mësuesi nuk e kishte ngacmuar atë personalisht

zh.ll
Kallëzuan mësuesin për ngacmim seksual, flet njëra prej 7
vajza-njera prej nxenesve qe ka denoncuar mesuesin

VLORË- Mësuesi 35-vjeçar Albano Amet u ndalua nga policia pasi u denoncua nga shtatë nxënëse të shkollës ku ai punonte, për ngacmim seksual. Ndërkohë, njëra prej vajzave të përfshira në denoncim ka deklaruar se personalisht nuk ka qenë viktimë e sjelljeve të pretenduara të mësuesit.

Vajza është pjesë e grupit të nxënëseve që kanë bërë denoncimin, por për mediat, ajo ka deklaruar mësuesi nuk e kishte ngacmuar atë personalisht. Megjithatë, sipas saj, ajo kishte dijeni se ai kishte kryer veprime të tilla ndaj vajzave të tjera të shkollës.

“Me mua personalisht nuk kishte bërë asgjë. Di vetëm që ka bërë këto veprime me disa vajza të shkollës”, deklaroi ajo.

Gjithashtu, nxënësja tha se nuk kishte dijeni për shkëmbim mesazhesh mes mësuesit dhe vajzave. Madje, ajo shprehet se gjatë orëve të mësimit nuk kishte vënë re ndonjë sjellje të dyshimtë nga ana e tij, i cili kishte rreth dy muaj që zhvillonte mësim në atë shkollë.

Intervista:

Çfarë veprimesh që kishte bërë ai?

Po me mua nuk kishte bërë asnjë gjë, domethënë personalisht nuk kishte bërë asnjë gjë.

Në përgjithësi me të tjera sa vajza kishte ngacmuar? Sa vajza kishte ngacmuar?

Nuk e di, thjesht di vetëm që ka bërë këto veprime me disa vajza të shkollës, po.

Ju keni parë mesazhe apo keni parë?

Jo, mesazhe nuk ka asnjë gjë të tillë, domethënë nuk di unë që të ketë mesazhe. Nuk e di për mesazhe, nuk di asnjë gjë. Po.

Po me mua personalisht nuk ka bërë asnjë gjë të keqe.

Kishte dy muaj që shërbeu? 

Po.

Ju bënte mësim, tamam mësim? 

Domethënë vetëm kur kishim dy orë. Po. Po dhe na bënte mësim, domethënë, unë s'e vë reja re ndonjë gjë./ZËRI

MOS HUMB