GREQI- Nikolin Pali u arrestua nga autoritet greke pas 6 vitesh në arrati për vrasje të dyfishtë, por ai rezulton i kërkuar edhe në Shqipëri. Mësohet se 43-vjeçari kërkohej nga Interpol Tirana, pasi ndaj tij rëndojnë akuzat për “vjedhje me armë”, kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë. Për këtë vepër penale, autoritetet shqiptare kishin lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.
Ndërkohë, sipas autoriteteve greke, gjatë operacionit në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar 1 pistoletë, 2 granata, 2 mekanizma ndezës, 3 palë pranga, leje qëndrimi e falsifikuar. Bashkë me 43-vjeçarin Pali, është arrestuar dhe partnerja e tij 41-vjeçare shqiptare për përkrahje të autorit të krimit.
Pali kërkohej nga autoritetet greke për vrasjen e dy personave (mes tyre ish-partnerja) më 11 tetor 2020, ngjarje për të cilën, ai ishte dënuar në mungesë me dy burgime të përjetshme./ZËRI
