Video

"Gjuetari i Bankave"-Arrestohet grabitësi i 60 mijë € te 'Raiffeisen'

Ngjarja u regjistrua mëngjesin e 2 nëntorit, ku Robert Duka i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit grabiti rreth 60 mijë euro.

zh.ll
"Gjuetari i Bankave"-Arrestohet grabitësi i 60 mijë €
Robert Duka-pamje nga grabitja

TIRANË- Një javë pas grabitjes me armë zjarri në filialin e 'Raiffeisen Bank' në zonën e Komunës së Parisit është arrestuar autori i ngjarjes. Në pranga ka rënë 50-vjeçari Robert Duka (i njohur edhe si Albert Duka), nga Vlora. Ngjarja u regjistrua mëngjesin e 2 nëntorit, ku Robert Duka i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit grabiti rreth 60 mijë euro. Policia publikoi edhe videon që zbardh gjithë dinamikën e grabitje. Pamjet tregojnë autorin kur mbërrin me monopatinë dhe hyn brenda ambienteve të bankës me një armë në dorë, duke kërcënuar rojen e më pas niset drejt arkës. Pasi merr paratë, sërish nën kërcënimin e armës, autori del nga banka dhe largohet me monopatinë. Por, pavarësisht maskës, Drejtori i policisë së Tiranës, Oliger Torba bëri me dije se autori u identifikua duke përdorur teknologjinë dhe u arrestua pranë “Rrugës së Kosovarëve” në Tiranë. Gjithashtu, Policia e Tiranës ka konfirmuar se 50-vjeçari me dy identitete, është autor dhe i grabitjes së një tjetër banke më 2 qershor. Ai rezulton një emër i njohur dhe për autoritetet greke, si përfshirë në një grup kriminal për grabitjen e 28 bankave në Greqi.

/ZËRI

MOS HUMB