Video

SPAK zgjeron hetimet për Vlora Hysenin: Pastrim parash e korrupsion

Raportohet se Hyseni po hetohet për “pastrim parash” dhe “korrupsion”, akuza të cilat rëndojnë më shumë pozitën e saj.

zh.ll
SPAK zgjeron hetimet për Vlora Hysenin: Pastrim parash e korrupsion
vlora hyseni

TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka regjistruar akuza të reja për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, e cla ndodhet nën masën e sigurisë 'arrest shtëpie'. Raportohet se Hyseni po hetohet për “pastrim parash” dhe “korrupsion”, akuza të cilat rëndojnë më shumë pozitën e saj. SPAK po verifikon një transfertë në një kompani ku është i punësuar vëllai i Vlora Hysenit, Izet Dingler. Ndërkohë po verifikohen edhe disa listpagesa që janë gjetur në zyrën e Ergys Agasit. Bëhet fjalë për transferta të kryera në dy raste në mars të 2024, me një shumë prej 500 mijë eurosh, sipas SPAK kanë përfunduar në një kompani në Gjermani, e lidhur me vëllain e Hysenit. Sipas SPAK, dyshohet se këto transaksione janë në formën e ryshfetit. Akuzat e reja vijnë në kuadër të hetimeve të dosjes së AKSHI-t, ku ajo dyshohet për përfshirje në veprimtari që lidhen me biznesmenin Ergys Agasi. Hyseni akuzohet se i ka ofruar ndihmë Ergys Agasit gjatë kohës që ai ishte në arrati.

/ZËRI

MOS HUMB