TIRANË-Partia Socialiste do të zhvillojë më 14 nëntor mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme. Mbledhja do të mbahet jashtë Tiranës, në një resort në Gjirin e Lalzit në orën 10:00.
Në fokus pritet të jetë edhe organizimi i strukturave të partisë për procesin e ardhshëm zgjedhor, pasi mbledhja e Asamblesë zhvillohet në prag të përgatitjeve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027.
Por, ndër të tjera, kjo mbledhje vjen në një moment kur vendi është përfshirë nga një klimë e tensionuar protestash dhe debate politike. Përplasja e fundit në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është kthyer në një nga temat më të diskutuara të ditëve të fundit. Ndërkohë javët e fundit vendi është përfshirë nga protestat e ndërmarra nga studentët të cilat janë përshkallëzuar në përplasje fizike me efektivët e Policisë, në akte dhune, sulme ndaj institucioneve, bankave e biznese.