Politikë

Sot Forumi i Paqes në Paris, kryeministri Rama i pranishëm

Rama do të jetë pjesë e sesionit të posaçëm në formatin “Spotlight”, ku do të diskutojë mbi perspektivën evropiane dhe rëndësinë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për brezat e rinj

Zeri
Sot Forumi i Paqes në Paris, kryeministri Rama i pranishëm
Emmanuel Macron dhe Edi Rama

FRANCË-Mbahet sot Forumi i Paqes në Paris, një platformë ndërkombëtare, e cila këtë vit sjell në vëmendje rëndësinë e qeverisjes efektive për garantimin e paqes së qëndrueshme, stabilitetit dhe prosperitetit, në një kontekst të karakterizuar nga ndryshimet gjeopolitike, zhvillimet teknologjike dhe sfidat klimatike.

Pjesë e Forumit do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, i cili mbërriti në Paris mbrëmjen e së hënës (9 nëntor) ku u prit në Pallatin Elize nga presidenti Emmanuel Macron. 

Rama do të jetë pjesë e sesionit të posaçëm në formatin “Spotlight”, ku do të diskutojë mbi perspektivën evropiane dhe rëndësinë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për brezat e rinj. Kreu i qeverisë do të marrë pjesë edhe në Seancën Plenare të Forumit të Paqes në Paris, me temë “From Sovereignty to Cooperation”, e cila do të trajtojë dimensione të ndryshme të bashkëpunimit ndërkombëtar./ZËRI

MOS HUMB