Politikë

PD bojkoti 'Zgjedhoren', paralajmëron Balla: Nëse nuk kthehen deri në 30 nëntor do çojmë në Kuvend propozimet tona

Në një prononcim për mediat, Ballla paralajmëroi se opozitën se nëse Partia Demokratike vijon të bojkotojë Komisionin për Reformën Zgjedhore deri më 30 nëntor, PS do të dorëzojë në Kuvend propozimet e saj.

zh.ll
PD bojkoti 'Zgjedhoren', paralajmëron Balla: Nëse nuk
taulant balla

TIRANË- Opozita bojkotoi sot Komisionin për Reformën Zgjedhore, ndërsa kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi se mazhoranca do të vijojë me propozimet e saj. Në një prononcim për mediat, Ballla paralajmëroi se opozitën se nëse Partia Demokratike vijon të bojkotojë Komisionin për Reformën Zgjedhore deri më 30 nëntor, PS do të dorëzojë në Kuvend propozimet e saj. Pretendimet e PD-së për anashkalimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR, Balla i cilësoi si një 'teatër', i cili sipas tij, vijon prej një dekade. 

“Teatër prej një dekade që lidhet me rekomandimet e OSBE-ODIHR. Nëse deri më 30 nëntor PD nuk vjen në komision për të punuar së bashku, hedh shashka dhe ne i diskutojmë. E bojkotuan ata komisionin. Nuk ke pse abuzon me një të drejtë që të kemi dhënë ne. PD t’i sjellë të gjitha propozimet në komision por bojkoti i komisionit me një të drejtë që ta kemi dhënë ne... dua t’i them PD që ne do t’i japim Shqipërisë mundësinë që të zhvillojë zgjedhjet e 9 majit që edhe bashkitë që u bashkuan të kenë anëtarët e vet në këshillat bashkiakë. PD duhet të kuptojë që edhe ne kemi pasur disa propozime, si rikthimi i numërimit në qendrat e votimit. Nëse PD nuk do të vijë në komision deri më 30 nëntor, mos të habitet kur të çojmë propozimet tona në Kuvend”, tha Balla

Sot u mbajt mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, por njejtë si në herët e tjera, debatet mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste nuk munguan.  Bashkëkryetari demokrat Oerd Bylykbashi, në emër të PD-së, kërkoi që reforma të diskutohet tek adresimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Demokratët i mbetën qëndrimit se mbledhja nuk mund të vazhdojë pa rend dite të dakordësuar, ndërsa kanë vendosur veton pro rekomandimeve të ODIHR. PD propozon sistem proporcional kombëtar me lista 100% të hapura, teksa kërkohet që edhe listat e këshillit bashkiak të jenë 100% të hapura. 

MOS HUMB