VLORË-Një incident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e 9 nëntorit në fshatin Dukat i Ri, në Vlorë, ku një person ka hyrë në një lokal i pajisur me një mjet prerës (hanxhar) dhe ka kërcënuar personat që ndodheshin brenda. Sipas raportimeve paraprake rasti dyshohet se ka ardhur pas konflikteve të mëparshme mes tij dhe disa banorëve të zonës, të cilët e dyshonin si autor të disa vjedhjeve të ndodhura së fundmi në Dukat.
Dyshimet janë se i riu ishte dhunuar disa ditë më parë, së bashku me të atin dhe pas këtij episodi, ai është paraqitur në lokal me mjetin prerës në dorë, duke kërcënuar të pranishmit. Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten për t’u sqaruar, ndërsa një njoftim zyrtar pritet nga autoritetet.