Aktualitet

'Fshihen në zona të izoluara, trafikantët po krijojnë ende pasuri' Guardia di Finanza: Vëzhgim nga ajri

Sipas tij, përmirësimi i teknologjisë së vëzhgimit ka rritur ndjeshëm aftësinë e autoriteteve për të identifikuar zonat e dyshuara dhe për të ndërhyrë edhe në territore që më parë ishin të vështira për t’u monitoruar.

F.I
'Fshihen në zona të izoluara, trafikantët po krijojnë
pamje nga konferenca

TIRANË-Në konferencën e përbashkët me Policinë e Shtetit, përfaqësuesit e Guardia di Finanza nënvizuan se bashkëpunimi mes tyre dhe ka dhënë rezultate. Sipas tyre po punohet me helikopterë që mund të vëzhgojnë nga ajri në çdo kohë. Zyrtarët italianë theksuan se mbjellja më tepër e kanabisit në Shqipëri ndodh në veriun e vendit, pasi trafikantët po zgjedhin zonat e izoluara.

Sipas Giancarlo Franzese përmirësimi i teknologjisë së vëzhgimit ka rritur ndjeshëm aftësinë e autoriteteve për të identifikuar zonat e dyshuara dhe për të ndërhyrë edhe në territore që më parë ishin të vështira për t’u monitoruar.

Përfaqësuesi i Guardia di Finanza-s: Dua të paraqes reultatet konkrete në operacione kundër drogës. Ne punojmë me mjetet më moderne, me helikopterë që mund të vëzhgojnë nga ajri në çdo kohë, këto mjete ka sensorët më të mirë ajrorë. Kemi identifikuar zonat e dyshimta. Kemi një rritje të aftësive të operative si dhe një efikasitet dhe vlerë të bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të narkotikëve. Kemi arritur edhe zona të vështira, sidomos në veriun e Shqipërisë. Trafikantët po zgjedhin vende, që janë më izoluara, për shkak se tashmë disponojmë mjetet e duhura për të vëzhguar më shumë nga ajri.

MOS HUMB