Aktualitet

Kultivimi i kanabisit në 'tryezë'! Hita konferencë me Guardia di Finanza: Do godasim çdo hallkë

Kreu i Policisë së Shtetit theksoi se lufta kundër kultivimit të kanabisit duhet të vijojë deri në goditjen e të gjithë zinxhirit kriminal, nga financimi dhe kultivimi deri te shpërndarja dhe trafikimi i drogës.

F.I
Kultivimi i kanabisit në 'tryezë'! Hita konferencë me
Skënder Hita

TIRANË-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita po zhvillon sot një konferencë të përbashkët me drejtues të Guardia di Finanza të Italisë në kuadër të punës së përbashkët në luftën kundër kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike përgjatë vitit 2026. Hita foli me shifra për rezultatet e vitit 2026, ku deklaroi se 89 persona (kryetarë fshatrash, punonjës të OSHEE-së dhe punonjës të ngarkuar me shërbimin pyjor dhe mjedisin) janë proceduar penalisht për moskallëzim krimi ndërsa 165 autorë janë arrestuar, shoqëruar në polici dhe vënë nën hetim, për përfshirje të kultivimin e narkotikëve.

Kreu i Policisë së Shtetit theksoi se lufta kundër kultivimit të kanabisit duhet të vijojë deri në goditjen e të gjithë zinxhirit kriminal, nga financimi dhe kultivimi deri te shpërndarja dhe trafikimi i drogës.

Skënder Hita: Gjatë këtij viti janë goditur në tentativë për t’u kultivuar 132 mijë fidanë kanabisi. Vetëm kjo shifër dëshmon orientimin e qartë të strukturave drejt parandalimit të kësaj veprimtarie kriminale. Janë arrestuar dhe proceduar 265 autorë. Janë proceduar 82 shtetas për moskallëzim krimi, punonjës të OSHEE-së dhe kryetarë fshatrash. Janë evidentuar 17 raste të kultivimit të kanabisit në ambiente të mbyllura. Fokusin gjatë dy muajve të fundit të këtij viti dhe vitit të ardhshëm do ta kemi te goditja në kohë e tentativave për të përfshirë të miturit në veprimtari kriminale. Lufta kundër kanabis duhet të vijojë deri në goditjen e zinxhirit të shpërndarjes me qëllim që mos përfundojë tek të rinjtë. Fokusi gjatë dy muajve të fundit dhe vitit të ardhshëm do ta kemi tek parandalimi për të përfshirë të miturit në këtë veprimtari kriminale Organizatën që po drejtoj do të thellojë rezultat në luftën kundër kultivimit të kanabisit duke goditur me forcën e ligjit çdo hallkë të kësaj veprimtarie kriminale që nga financimi dhe kultivimi deri tek shitja dhe trafikimi.

MOS HUMB