Bota

Vrasja e Arlinda Zekajt, arrestohen edhe 4 persona të tjerë! Mes tyre edhe ish-vjehrra e ish-kunati

Ndërkohë, për vrasjen e 49-vjeçares akuzohet ish-kunati tjetër, Albert Sylaj, ndërsa ish-bashkëshorti i saj, Jeton Sylaj, ishte ndaluar për veprën penale të kanosjes. Të dy aktualisht ndodhen në paraburgim.

zh.ll
Vrasja e Arlinda Zekajt, arrestohen edhe 4 persona të tjerë! Mes tyre
arlinda zekaj

KOSOVË- Katër persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt, ngjarje e ndodhur më 25 tetor të këtij viti. Sipas raportimeve, 4 personat janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në rastin e vrasjes së 49-vjeçares. 

Sipas informacioneve të para, të arrestuarit janë të afërm të familjes së ish-bashkëshortit të saj, Jeton Sylajt. Mes tyre është edhe ish-vjehrra e Arlindës, Nurije dhe ish-kunati i saj Driton Sylaj. 

Ndërkohë, për vrasjen e 49-vjeçares akuzohet ish-kunati tjetër, Albert Sylaj, ndërsa ish-bashkëshorti i saj, Jeton Sylaj, ishte ndaluar për veprën penale të kanosjes. Të dy aktualisht ndodhen në paraburgim.

Arlinda Zekaj, 49 vjeçe u vra me të sëpatë, mbrëmjen e të dielës, 25 tetor, në Vitomiricë të Pejës. Autori i dyshuar i vrasjes, kunati i saj Albert Sylaj, u arratis menjëherë pas krimit dhe kapja e tij u bë e mundur pas tre ditëve. Zekaj u gjet e vrarë vetëm disa orë pasi kishte denoncuar dhunën në familje, ndërsa tri ditë krimit, përmes një letre të hapur Prokurorisë në Pejë, viktima kishte njoftuar për rrezikun. Pavarësisht alarmit të ngritur dhe ankesave të saj ndaj institucioneve, rasti përfundoi në tragjedi me vrasjen e 49-vjeçares.

Pas vrasjes së saj, janë pezulluar nga detyra 13 zyrtarë, mes tyre kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, prokurorja e rastit, Arlinda Nallbani Gacaferi, si dhe 11 zyrtarë policorë./ZËRI

MOS HUMB