Aktualitet

Dyshohet se u përdor nga autorët, kjo është “Volvo”-ja që u filmua pranë banesës së 'Sel Çamit'

Kamerat e sigurisë kanë arritur të sigurojnë pamjet e një automjeti tip "Volvo" në ngjyrë të bardhë, në afërsi të banesës së viktimës, përpara se të ndodhte atentati.

zh.ll

 

Dyshohet se u përdor nga autorët, kjo është
selami hasani-makina e dyshuar e perdorur nga autoret

FIER- Detaje të reja dalin nga atentati i djeshëm në Fier ndaj Selami Hasanit, ku pamjet e kamerave të sigurisë të sekuestruara nga policia në zonë, kanë hedhur dritë mbi lëvizjet e mundshme të autorëve.

Sipas këqyrjes paraprake, dyshohet se në atentat kanë marrë pjesë dy automjete. Kamerat e sigurisë kanë arritur të sigurojnë pamjet e një automjeti tip "Volvo" në ngjyrë të bardhë, në afërsi të banesës së viktimës, përpara se të ndodhte atentati. Pak minuta pas atentatit, ky automjet u gjet i djegur në mbikalimin e Dërmenasit. Brenda automjetit u gjetën dy armë dhe një silenciator, të dyshuara se janë përdorur nga autorët.

Dyshohet se u përdor nga autorët, kjo është
automjeti 'volvo'

Dyshimet janë se autorët mund të jenë shoqëruar edhe nga një automjet i dytë, i cili mund të ketë shërbyer për mbështetjen dhe largimin e tyre nga vendngjarja. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se autorët dyshohet se kanë qenë të veshur me të zënë, ndërsa automjeti i përdorur prej tyre dyshohet se ka pasur xhama të zinj. Kjo e ka vështirësuar identifikimin e personave që ndodheshin brenda tij.

Selami dhe Jakup Hasani u qëlluan me breshëri plumbash në oborrin e banesës së 60-vjeçarit. Nga atentati, Selami Hasani mbeti i vrarë në vendgjarje, ndërsa u plagos nipi i tij, Jakup Hasani, 47 vjeç, i cili ndërroi jetë ditën e sotme.

Si ndodhi ngjarja?

Atentati i rëndë me armë zjarri ndodhi ditën e djeshme 23 nënëtor, në lagjen “1 Maji” në Fier, në oborrin e banesës së Selami Hasanit, i njohur edhe si “Sel Çami” ose “Seli i Matit”. Sipas Policisë, Selami Hasani po punonte në murin e oborrit të banesës, ku është qëlluar me breshëri plumbash dhe ka mbetur i vrarë në vendngjarje. Ndërkohë, nipi i tij, Jakup Hasani, mbeti fillimisht i plagosur rëndë, por ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, më 24 nëntor. Autorët e atentatit vijojnë të jenë në kërkim, ndwrsa dyshohet se janë larguar në drejtim të Vlorës. Pas atentatit, u gjetën dy makina të djegura, një në Ndërmenas dhe tjetra te rrethorrotullimi i Pojanit, brenda së cilës janë gjetur 2 armë zjarri. 

60-vjeçari Selami Hasani, ishte me precedentë të mëparshëm kriminal dhe prej 3 dekadash në hasmëri me Arben Isufajn, i njohur si "Ben Qimja". Hasani ishte dënuar për vrasjen e nipin të këtij të fundit, ngjarje e ndodhur në vitin 2002. Dyshimet paraprake lidhen me konflikte të mëparshme që personat në fjalë dyshohet se kanë pasur me njëri-tjetrin./ZËRI

MOS HUMB