Politikë

Dakordësi në Konferencën e Kryetarëve: Më 10 dhjetor, PD mocion me debat për Progres-raportin e KE-së

Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që mocioni me debat i kërkuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të zhvillohet në seancën plenare të 10 dhjetorit 2026.

zh.ll
Dakordësi në Konferencën e Kryetarëve: Më 10 dhjetor,
Konferenca e Kryetarëve

TIRANË- Konferenca e Kryetarëve është mbledhur mëngjesin e sotëm, ku në fokus të mbledhjes ishte kërkesa e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat mbi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2026.

Pas takimit, mësohet se Konferenca e Kryetarëve ka rënë dakrod që mocioni me debat i kërkuar nga PD të zhvillohet në Kuvend më 10 dhjetor 2026.

Nga ana tjetër, palët nuk arritën dakordësi për pikën e dytë dhe të tretë në rendin e ditës që ishte shqyrtimi i projektprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 7- 25 dhjetor 2026 dhe shqyrtimi i projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 7- 25 dhjetor 2026. Pas diskutimeve, çështja kaloi i për votim seancës plenare.

MOS HUMB