Politikë

Ndreca nuk lejohet sërish të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Nuk kanë personel dhe mjete kontrolli (VIDEO)

Sipas avokatit si arsye për moslejimin e takimit i eshtë komunikuar mungesa e personelit dhe e pajisjeve të kontrollit në institucionin e vuajtjes së dënimit. Ndreca thotë se ka kërkuar që arsyet e refuzimit ti jepen me shkrim, por nuk ka marrë një dokument zyrtar.

M.K.
Ndreca nuk lejohet sërish të takojë Veliajn në burgun e
Plarent Ndreca

FIER- Avokati Plarent Ndreca nuk është lejuar për herë të dytë të takojë kryebashkiakun Erion Veliaj në burgun e Fierit. Ndreca kishte kërkuar të zhvillonte një takim me klientin e tij për t'u konsultuar lidhur me seancën gjyqësore të ditës së nesërme, por edhe për çështjen e ndërhyrjes së mundshme shëndetësore.

Sipas avokatit si arsye për moslejimin e takimit i eshtë komunikuar mungesa e personelit dhe e pajisjeve të kontrollit në institucionin e vuajtjes së dënimit. Ndreca thotë se ka kërkuar që arsyet e refuzimit ti jepen me shkrim, por nuk ka marrë një dokument zyrtar. Ai e konsideron këtë veprim në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, ndërsa kujton se për një rast të mëparshëm ka depozituar kallëzim penal në Prokurorinë e Fierit.

Avokati ka ngritur gjithashtu shqetësimin për gjendjen shëndetësore të Veliajt, duke bërë me dije se kanë kërkuar një kontroll nga mjeku i familjes, kryerjen e një rezonance të re dhe një vizitë mjekësore.

“Vazhdon kjo historia që gjejnë arsye të ndryshme sa herë ndodh që duhet t ë vij ndonjë fundjavë ose moment që është pushim zyrtar, siç e kam thënë Kushtetuta dhe ligji përcakton që avokati cakton në çdo kohë klientin.

Unë kam ardhur për ta takuar edhe për shkak të një seance gjyqësore që kemi nesër, për tu konsultuar me seancën por edhe për çështjen e operimit dhe ndërhyrjes së tij potenciale. Nuk u lejova, me argumentin, e thënë në telefon se kështu me shkrim nuk na jep njeri, me argumentin që nuk kem i personel, nuk kemi instrumenta kontrolli.

Kërkova të bëjmë procesverbal pse nuk lejohemi dhe t’i kemi me shkrim arsyet e ndalimit, as këtë nuk e japin. Është një situatë që unë e konsideroj jo vetëm antikushtetuese dhe antiligjore, por edhe skandaloz. Ka qenë edhe një rast tjetër dhe unë kam bërë një kallëzim penal në Prokurorinë e Fierit. Në kemi kërkuar kontrollin nga mjeku i familjes, duhet bërë një rezonancë e re një vizitë” tha avokati Plarent Ndreca./ZËRI

MOS HUMB