Bota

Vrasja e Liridona Ademajt, Apeli lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Murselin dhe Plavën

Departamenti për Krime të Rënda në Apel ka rrëzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të përfaqësuesve të palës së dëmtuar dhe të mbrojtjes së të akuzuarve.

M.K.
Vrasja e Liridona Ademajt, Apeli lë në fuqi burgimin e
Liridona Ademaj dhe Naim Murseli

PRISHTINË- Gjykata e Apelit në Prishtinë ka konfirmuar dënimet për tre të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Naim Murseli dhe Granit Plava do të vuajnë burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokalla është dënuar me 30 vite heqje lirie.

Departamenti për Krime të Rënda në Apel ka rrëzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të përfaqësuesve të palës së dëmtuar dhe të mbrojtjes së të akuzuarve. Në këtë mënyrë mbetet në fuqi aktgjykimi i dhënë më 6 korrik 2026 nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Sipas vendimit të shkallës së parë Murseli dhe Plava u shpallën fajtorë për vrasje të rëndë në bashkëpunim, ndërsa Kokalla për ndihmë në kryerjen e vrasjes. Plava u dënua gjithashtu për mbajtje të paautorizuar të armëve./ZËRI

MOS HUMB