TIRANË- Partia Demokratike ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 9 majit 2027, ndërsa në radhët e saj kanë nisur diskutimet për emrat që mund të përfaqësojnë opozitën në garën për drejtimin e bashkive.
Ndërsa për Tiranën ende nuk ka ende një kandidat konkret, për bashkitë e tjera kanë nisur të diskutohen emrat. Mes tyre, janë edhe dy deputetë të grupit parlamentar demokrat, të cilët mund të lënë mandatet në Kuvend për të garuar në zgjedhjet e 9 majit. Konkretisht, bëhet fjalë për Gjin Gjonin, i cili përflitet si kandidat për Lezhën dhe Xhelal Mziun për Bashkinë e Kamzës.
Ndërkohë, në Kavajë, Mirditë dhe Has, PD pritet të garojë me kryetarët aktualë të bashkive, përkatësisht Fisnik Qosjan, Albert Mëlyshin dhe Miftar Dautin. Nga ana tjetër, emra të rinj kanë nisur të qarkullojnë në bashki të tjera të vendit, në Vlorë, Kukës dhe Durrës.
Emrat e propozuar nga degët e PD-së:
Tiranë: Ilir Alimehmeti
Lezhë: Gjin Gjoni
Kurbin: Edmond Shkoza, Kastriot Piroli, Behar Haxhia, Elda Hoti
Durrës: Ardian Gashi
Berat: Parid Mahmutaj
Kukës: Rrahman Demaj
Tropojë: Feride Rrahmanaj
Krujë: Aulon Kalaja
Kamëz: Xhelal Mziu
Tepelenë: Albert Malaj
Megjithatë, përzgjedhja e kandidatëve nuk ka përfunduar ende dhe emrat mbeten në fazën e diskutimeve./ZËRI