Aktualitet

Sot seanca për Veliajn në GJKKO, shqyrtohet edhe kërkesa për operacionin...Kryebashkiaku refuzoi spitalin e Fierit

Gjithashtu, po në seancën e sotme, pritet që trupa gjykuese t'i përgjigjet edhe kërkesës së Veliajt për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale në Tiranë dhe jo në Spitalin Memorial të Fierit siç ia caktoi Drejtoria e Burgjeve, por që kryebashkiaku refuzoi të kryente të hënën.

zh.ll
Sot seanca për Veliajn në GJKKO, shqyrtohet edhe kërkesa për
erion veliaj

TIRANË- Sot do të mbahet seanca e radhës në GJKKO për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliah. Në seancën që pritet të nisë në orën 10:00, vokati i tij, Plarent Ndreca pritet të paraqesë kërkesat paraprake lidhur me procesin, ndërsa vetë kryebashkiaku pritet të mos jetë i pranishëm për shkak të gjendjes shëndetësore.

Gjithashtu, po në seancën e sotme, pritet që trupa gjykuese t'i përgjigjet edhe kërkesës së Veliajt për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale në Tiranë dhe jo në Spitalin Memorial të Fierit siç ia caktoi Drejtoria e Burgjeve, por që kryebashkiaku refuzoi të kryente të hënën.

Të dielën, 22 nëntor, Veliaj refuzoi të paraqitej në spitalin Memorial të Fierit, për t’iu nënshtruar analizave mjekësore, në kuadër të përgatitjeve për ndërhyrjen kirurgjikale në këmbë. Veliaj ka refuzuar, duke theksuar se do të presë vendimin e GJKKO-së lidhur me kërkesën e tij për ndërhyrjen kirurgjikale.

“Unë jam drejtuar GJKKO-së për të vendosur ajo mbi ndërhyrjen time kirugrgjikale. Refuzoi të shkoj në spitalin Memorial Fier”, mësohet të ketë deklaruar Veliaj.

Ndërhyrja kirurgjikale ishte parashikuar të kryhej të hënën, më 23 nëntor. Ndërkohë, tashmë pritet vendimi i GJKKO-së për të përcaktuar nëse Veliaj do të mund ta kryejë ndërhyrjen në Tiranë, sipas kërkesës së tij, apo do t'i nënshtrohet procedurave mjekësore në Spitalin Memorial të Fierit./ZËRI

MOS HUMB