Aktualitet

Atentati dje në Fier/ Mori 3 plumba në trup, ndërron jetën në spital nipi i Selami Hasanit

47-vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra nga breshëria e plumbave, ku 3 prej plumbave e kishin goditur në bark dhe në nofull.

zh.ll
Atentati dje në Fier/ Mori 3 plumba në trup, ndërron jetën
Selami dhe Jakup Hasani

FIER- Jakup Hasani ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra në atentatin e djeshëm në Fier, ku u ekzekutua xhaxhai i tij, Selami Hasani. 47-vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra nga breshëria e plumbave, ku 3 prej plumbave e kishin goditur në bark dhe në nofull.

Hasani u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Pas operacionit, ai u dërgua në repartin e reanimacionit, ku ndodhej nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve. Por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 47-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Si ndodhi ngjarja?

Atentati i rëndë me armë zjarri ndodhi ditën e djeshme 23 nënëtor, në lagjen “1 Maji” në Fier, në oborrin e banesës së Selami Hasanit, i njohur edhe si “Sel Çami” ose “Seli i Matit”. Sipas Policisë, Selami Hasani po punonte në murin e oborrit të banesës, ku është qëlluar me breshëri plumbash dhe ka mbetur i vrarë në vendngjarje. Ndërkohë, nipi i tij, Jakup Hasani, mbeti fillimisht i plagosur rëndë, por ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, më 24 nëntor. Autorët e atentatit vijojnë të jenë në kërkim, ndwrsa dyshohet se janë larguar në drejtim të Vlorës. Pas atentatit, u gjetën dy makina të djegura, një në Ndërmenas dhe tjetra te rrethorrotullimi i Pojanit, brenda së cilës janë gjetur 2 armë zjarri. 

60-vjeçari Selami Hasani, ishte me precedentë të mëparshëm kriminal dhe prej 3 dekadash në hasmëri me Arben Isufajn, i njohur si "Ben Qimja". Hasani ishte dënuar për vrasjen e nipin të këtij të fundit, ngjarje e ndodhur në vitin 2002. Dyshimet paraprake lidhen me konflikte të mëparshme që personat në fjalë dyshohet se kanë pasur me njëri-tjetrin./ZËRI

MOS HUMB