LIVE UPDATES

Selami Hasani vritet në oborrin e banesës! 'Sel Çami' i dënuar për vrasjen e nipit të 'Ben Qimes' doli nga burgu 1 javë më parë

♦Një ngjarje kriminale është regjistruar paraditen e sotme në lagjen “1 Maji”në Fier, ku është gjetur i vrarë në oborrin e banesës, Selami Hasani, ndërsa vëllai i tij ka mbetur i plagosur. ♦Selami Hasani i njihet si “Sel Çami” ose “Seli i Matit”, i dënuar me herët me 25 vite burg, ndërsa raportohet se vetëm një javë më parë ishte liruar nga burgu. ♦Selami Hasani njihet  ishte dënuar për vrasjen e një familjari të Arben Isufajt, i njohur ndryshe si Ben Qimja. ♦Sipas raportimeve paraprake, dyshohet se autorët janë futur në shtëpinë e viktimës. ♦Megjithatë, rrethanat e ngjarjes, mbeten ende të paqarta, ndëra Policia njoftoi se është gjetur një makinë e djegur në Dërmenas, që dyshohet se u përket autorëve. 

5 artikuj për këtë temë.
54 MINUTA ME PARE

U ekzekutua në Fier, kush ishte Selami Hasani? E kaluara kriminale dhe hasmëria 32-vjeçare me “Ben Qimen”

Selami Hasani vritet në oborrin e banesës! 'Sel Çami'
selami hasani-ben qimja

FIER- Selami Hasani është gjetur i vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në oborrin e banesës së tij, në lagjen “1 Maji” në Fier, ndërsa emri i tij nuk ishte aspak i panjohur për autoritetet. Bëhet fjalë për Selami Hasanin, person me precedentë të mëparshëm kriminalë, i njohur edhe me nofkën “Sel Çami” ose “Seli i Malit”.

Emri i tij lidhet me Arben Isufajn, i njohur ndryshe si “Ben Qimja”, për shkak të një konflikti të hershëm mes tyre. Konkretisht,  Hasani ishte dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Julian Isufajt, nipit të Arben Isufajt, ngjarje e ndodhur më 25 mars 2002. Pas shtatë vitesh në kërkim, Selami Hasani u arrestua në banesën e tij, ku gjatë kontrollit policia i gjeti dhe sekuestroi dy pistoleta.

Hasmëria me familjen Isufaj nisi që në vitin 1994.

Në fillim të viteve ’90, Selami Hasani konsiderohej një prej personazheve me ndikim në botën e krimit në Fier. Ai njihej me Arben Isufaj, por marrëdhënia mes tyre do të prishej pas një konflikti të ndodhur në fillim të vitit 1994. Babai i Arben Isufajt, Enver Isufaj, ndërhyri për të zgjidhur konfliktin, por vrasja e tij më pas do të bëhej pika e kthesës së përplasjeve mes dy familjeve.

Më pas, një seri vrasjesh të tjera...

Në vitin 1998 u vra vëllai Vladimir Hasani, vëllai i Selami Hasanit, si i dyshuar për vrasjen e Enver Isufajt. Në mars të vitit 2002, një tjetër atentat i përgjakshëm do të trondiste qendrën e Fierit, ku këtë herë viktimë do të ishte Julian Isufaj, kushëri i Arben Isufajt.

Por, kush është Arben Isufaj, i njohur si 'Ben Qimja'?

Emri i tij është bërë i njohur që në fillim të viteve ’90 në qytetin e Fierit ku pas një përplasjeje i vrasin babanë, Enver Isufaj. Enver Isufaj u vra në një bilardo në afërsi të banesës në zonën e Sheqit. Në vrasje, dyshohet se kishin marrë pjesë Pëllumb Yzeiraj dhe Vladimir Hasani, vëllai i Selami Hasanit, i njohur si 'Sel Çami'.

Arben Isufaj u shpërngul në Spanjë e më pas në Holandë dhe Itali duke krijuar lidhje të fuqishme në trafikun e kokainës. Ai është akuzuar se kishte një linjë të furnizimit të Europes me kokainë përmes Holandës. Isufaj u fut në sektorin e ndërtimit në mesin e viteve 2000 duke u kthyer në njërin prej ndërtuesve më të mëdhenj në Fier. Ai u arrestua në vitin 2014 pas një operacioni të bujshëm në zonën e Liqenit në Tiranë për t’u liruar disa kohë më vonë.

Ndërkohë, mbetet ende e paqartë nëse ekzekutimi i Selami Hasanit ka lidhje me konfliktet e tij të hershme apo me ndonjë motiv tjetër. Deri më tani, janë gjetur dy automjete të djegura, që dyshohet se janë përdorur nga autorët. Hasani u gjet i vrarë në oborrin e banesës, ndërsa vëllai i tij mbeti i plagosur. Sipas dyshimeve paraprake, autorët kanë hyrë në banesën e tyre./ZËRI

27 MINUTA ME PARE

Vrasja e Selami Hasanit/ Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur (FOTO)

Selami Hasani vritet në oborrin e banesës! 'Sel Çami'
makina e djegur

FIER- Detaje të reja dalin nga vrasja e Selami Hasanit, ndërsa Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje.

Pas vrasjes, janë konstatuar dy automjete të djegura në zona të ndryshme të Fierit, të cilat dyshohet se mund të jenë përdorur nga autorët për t'u larguar nga vendngjarja.

Fillimisht, policia gjeti një automjet që po digjej në fshatin Dërmenas. Ndërkohë, një tjetër makinë, tip “Volvo”, është gjetur e djegur pranë rrethrrotullimit të PojaniT./ZËRI

13 MINUTA ME PARE

Policia: Selami Hasani u vra në oborrin e banesës, gjendet një makinë e djegur në Dërmenas, dyshohet e autorëve

Selami Hasani vritet në oborrin e banesës! 'Sel Çami'
vendngjarje-selami hasani

FIER- Policia e Fierit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e Selami Hasanit, duke bërë të ditura detaje të reja nga ngjarja e rëndë.

Sipas policisë, Hasani është vrarë me armë zjarri në oborrin e banesës së tij, në lagjen “1 Maji”. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe vëllai i tij, Jakup Hasani, i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet në flakë, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e krimi

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 09:40, në oborrin e banesës, në lagjen “1 Maji”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi S. H. dhe është plagosur vëllai i tij, shtetasi J. H., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet që po digjet, i dyshuar si automjeti i përdorur nga autorët.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

4 MINUTA ME PARE

Detaje nga vrasja e Selami Hasanit: U lirua një javë më parë nga burgu, dyshohet se autorët iu futën në banesë

Selami Hasani vritet në oborrin e banesës! 'Sel Çami'
vendngjarje

FIER- Selami Hasani i dënuar për vrasjen nipit të "Ben Qimes" është gjetur i vrarë ditën e sotme në Fier, ndërsa raportohet se vetë, një javë më parë shte liruar nga qelia.

Sipas informacioneve paraprake, autorët dyshohet se kanë hyrë në banesën e tij, ku kanë kryer edhe krimin. Nga ngjarja raportohet se ka mbetur i plagosur edhe një tjetër vëlla i viktimës.

Ndërkohë, Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin autorëve./ZËRI

18 MINUTA ME PARE

Gjendet i vrarë Selami Hasani në Fier, autor i vrasjes së nipit të 'Ben Qimes'

Selami Hasani vritet në oborrin e banesës! 'Sel Çami'
selami hasani

FIER- Selami Hasani është gjetur i vrarë mëgjesin e sotëm në lagjen "1 Maji" në Fier, ndërsa vëllai i tij ka mbetur i plagosur. Bëhet fjalë për Selami Hasanin, i dënuar me 25 vite burg për vrasje, i cili njihet për rivalitetin me Arben Isufaj i njohur si “Ben Qimja”. Hasani dyshohet se ka vrarë nipin e këtij të fundit. 

Ndërkohë, ende nuk dihen detaje të plota lidhur me rrethanat e ngjarjes, ndërsa informacione të tjera pritet të bëhen publike në vijim.

 

Lajmi në përditësim...
 
 

MOS HUMB