FOTO NGA PROTESTA
TIRANË- Protesta kundër qeverisë është zhvilluar edhe këtë të hënë në Tiranë, duke shënuar ditën e 177të të tubimeve. Protestuesit u mblodhën fillimisht përpara Kryeministrisë ku qëndruan për disa minuta, përpara se të nisnin marshimin në disa zona të kryeqytetit.
Me flamuj në duar pjesëmarrësit përsëritën thirrjet për largimin e kryeministrit Edi Rama, duke vijuar kështu protestat e përditshme kundër qeverisë./ZËRI