Aktualitet

Apartamenti që 'dogji' ish-deputetin! SPAK kërkon 1 vit e 6 burg për Asllan Dogjanin

Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet ndaj Dogjanit në dhjetor të 2024, dhe mori atë si të pandehur për akuzat për deklarim të rremë pasurie.

zh.ll

Apartamenti që 'dogji' ish-deputetin! SPAK kërkon 1 vit e 6

TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin Asllan Dogjani. SPAK ka kërkuar po ashtu se dënimi të konvertohet në 3 vite shërbim prove.

Gjatë seancës, prokurorja Manjola Kajana kërkoi që Dogjani të deklarohet fajtor për veprën penale ‘Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim’.

Ndërkohë, seanca u shty më 9 dhjetor, ku pritet të paraqiten përfundimet e mbrojtjes. Më pas, gjyqtari Bib Ndreca do të shpallë vendimin.

Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet ndaj Dogjanit në dhjetor të 2024, dhe mori atë si të pandehur për akuzat për deklarim të rremë pasurie. Në sqarimin publik të SPAK, thuhej se deputeti Dogjani ka blerë një apartament në vitin 2006 dhe e ka paguar me 121 mijë euro kesh, në mënyrë që të fshehë burimin e të ardhurave. 

Ilirjan Çela pretendon se Dogjani e ka paguar në total për apartamentin 128.4 metra katrorë plus garazh, 133.980 euro. Ndërkohë Dogjani nga ana tjetër thotë se ai nuk e ka paguar Çelën, por banesën e ka përfituar si pasojë e shërbimeve juridike dhe konsulencave që i ka dhënë biznesmenit në vitin 2006. /ZËRI

MOS HUMB