TIRANË- Tensionet dhe përplasjet e ashpra mes protestusv edhe policisë kanë vijuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Pasi u shpërndanë nëpër rrugët e kryeqytetit, një grup protestuesit janë rikthyer në bulevard dhe kanë tentuar t’i afrohen godinës së Kryeministrisë, por janë përballur me ndërhyrjen e forcave të policisë.
Policia përdori ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, teksa forca të shumta të efektivëve kanë blinduar zonën përreth Kryeministrisë. Ndërkohë, një tjetër grup protestuesit ndodhen në sheshin “Skënderbej”, duke hedhur molotovë në drejtim të efektivëve, ndërsa policia po përgjigjet me gaz lotsjellës.
Deri në këto momente, në kuadër të protestës që po mbahet në kryeqytet, blutë e Tiranës kanë shoqëruar të paktën 20 protestues./ZËRI