Aktualitet

U plagos me plumb gome, Berisha viziton deputetin Kliti Hoti te Spitali i Traumës (VIDEO)

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar pamje nga vizita në spital, ku shihet i shoqëruar nga deputetët Flamur Noka, Gazment Bardhi, Belind Këlliçi dhe Bardh Spahia.

zh.ll
U plagos me plumb gome, Berisha viziton deputetin Kliti Hoti te Spitali i
vizita e berishes

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vizituar në Spitalin e Traumës deputetin demokrat Kliti Hoti, i cili mbeti i plagosur gjatë protestës së sotme në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar pamje nga vizita në spital, ku shihet i shoqëruar nga deputetët Flamur Noka, Gazment Bardhi, Belind Këlliçi dhe Bardh Spahia.

Deputeti Klinti Hoti u plagos me plumb gome nga policia në bulevard, teksa po qëndronte me protestuesit e tjerë. Menjëherë pas ngjarjes, u pezullua Ersild Alliu, ndërsa AMP njoftoi nisjen e hetimeve ndaj tij./ZËRI

MOS HUMB