ITALI- Personi në foto është 30-vjeçari shqiptar Silvester Imeri, i cili mbeti i vrarë gjatë përplasjes me armë zjarri me policinë në zonën e Cavarzere, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 27 nëntorit.
Sipas raportimit të mediave italiane, oficerët e policisë kishin mbërritur nga Kampania për të ekzekutuar dy urdhër-arreste. Sipas informacioneve fillestare, oficerët arritën në një shtëpi të izoluar në fshatin përreth, ku po qëndronin tre burra. Por, gjatë ndërhyrjes, situata ka përfunduar në përplasje me armë zjarri, 30-vjeçari mbeti i vdekur, një tjetër u arrestuar, ndërsa i treti u arratis.
Edhe personi i arratisur është shqiptar, Ervis Murra, i cili është shpallur në kërkim nga policia italiane. Mediat italiane raportojnë se shënjestra e operacionit të hetuesve të Campania-s ishte Murra, i dënuar me 12 vite burg për grabitje dhe vepra të tjera penale

