Aktualitet

Deputeti u plagos në mes të bulevardit, Binaj kërkon dorëheqjen e ministrin Demo: Burgun e ke hak...

Përmes një reagimi publik, Binaj ka kritikuar ministrin dhe e bën përgjegjës për ngjarjen.

zh.ll
Deputeti u plagos në mes të bulevardit, Binaj kërkon
demo-binaj

TIRANË- Plagosja e deputetit demokrat Kliti Hoti gjatë protestës ka shkaktuar reagime të shumta. Mes tyre është edhe ai i aktorit Florjan Binaj, i cili ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të ministrit Ervin Demo. Përmes një reagimi publik, Binaj ka kritikuar ministrin dhe e bën përgjegjës për ngjarjen.

Reagimi i pltoë:

ERVIN DEMO DUHET TË JAPË URGJENTISHT DORËHEQJEN!!!
Një njeri fytyra e së cilit flet shumë! Një kryeservil i këtij regjimi, gatshëm për të bërë çdo gjë që të mbajë në pushtet qënien e tij të neveristshme të paaftë dhe të panevojshme, dhe shpurën e gojëkyçurve të tredhur të KM të këtij regjimi Komunist!
Asgjë nuk zgjat përjetë, por nëse drejtësia nuk do bëjë drejtësi ndaj të gjithë përgjegjësve të papërgjegjshëm, qytetarët do e bëjnë drejrësi vetë!
Burgun e ke hak, por burgun e ke pak!

/ZËRI

MOS HUMB