Aktualitet

Efektivi qëlloi me plumb gome deputetin e PD-së, AMP e Prokuroria e Tiranës nisin hetimet

Në një njoftim zyrtar, AMP bën me dije se ka nisur veprimet procedurale për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, e cila ndodhi pranë Hotel Dajtit

zh.ll
Efektivi qëlloi me plumb gome deputetin e PD-së, AMP e Prokuroria e
pamje nga incidenti

TIRANË- AMP dhe Prokuroria e Tiranës kanë nisur hetimet për veprimet e efektivit Ersild Alliu, i cili qëlloi me plumb gome deputetin demokrat Kliti Hoti. Në një njoftim zyrtar, AMP bën me dije se ka nisur veprimet procedurale për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, e cila ndodhi pranë Hotel Dajtit

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka nisur kryerjen e veprimeve procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur sot, më datë 29.11.2026, pranë Hotel Dajtit.

Në këtë ngjarje, shtetasi Kliti Hoti, 56 vjeç, deputet i Partisë Demokratike, dyshohet se është goditur me plumb gome në shpinë.

AMP mbetet e angazhuar në ushtrimin e kompetencave të saj ligjore për verifikimin dhe hetimin e çdo rasti që lidhet me veprimtarinë e punonjësve të Policisë së Shtetit, me qëllim garantimin e ligjshmërisë dhe përgjegjshmërisë institucionale”, njofton AMP.

Pak më herët, Policia e Shtetit reagoi duke njoftuar pezullimin e efektivit. Sipas Policisë, efektivi në fjalë ka ndërmarrë veprime individuale, pasi nuk ishte urdhëruar për të qëlluar me plumba gome. /ZËRI

MOS HUMB