LONDËR- Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla kanë vizituar një lagje verilindore të Londrës për të takuar përfaqësues të një komuniteti që ofrojnë ndihma dhe mbështetje për refugjatët në Britaninë e Madhe. Gjatë vizitës së tyre, në një moment mbreti Charles III është ndalur në tryezën ku ndodheshin disa shtetase shqiptare.
Çifti mbretëror takoi dy vajza nga Librazhdi, Juliana Shalla dhe Entela Tereziu, të cilat jetojnë me familjet e tyre në Londër ku edhe prezantuan veshjet tradicionale të Shqipërisë.
PAMJET E TAKIMIT:
Poll