Video

Kaosi me mandarinat shqiptare, dhjetëra tonë të bllokuar, vijojnë kontrollet

Emrat e preparateve të lejuara për përdorim nga fermerët janë në një listë të Ministrisë së Bujqësisë në faqen e saj zyrtare dhe nisur nga kjo gjë, autoritetet u bënë thirrje fermerëve që të përditësohen vazhdimisht mbi këtë listë, e cila rishikohet çdo 3 muaj dhe preparatet që hiqen nga tregu cilësohen në detaje.

F.m
Kaosi me mandarinat shqiptare, dhjetëra tonë të bllokuar,
Foto ilustruese

TIRANË- Të paktën 20 ton mandarina të eksportuara nga Divjaka në vendet e Bashkimit Evropian janë bllokuar dhe asgjësuar. Vende si Kroacia, Republika Çeke, Italia dhe Lituania kanë bërë analizat dhe kanë vënë re se në ngarkesë ka mbetje të disa substancave të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe të ndaluara për tregtim në BE.

Pas bllokimit të kesaj sasie, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka nisur kontrollet në pikat e grumbullimit. Gjithashtu kanë nisur hetimet për të gjetur emrat e fermerëve që kanë prodhuar mandarinën e cila është eksportuar. Emrat e preparateve të lejuara për përdorim nga fermerët janë në një listë të Ministrisë së Bujqësisë në faqen e saj zyrtare dhe nisur nga kjo gjë, autoritetet u bënë thirrje fermerëve që të përditësohen vazhdimisht mbi këtë listë, e cila rishikohet çdo 3 muaj dhe preparatet që hiqen nga tregu cilësohen në detaje. Fermerët duhet të kenë një regjistër ku të shënohet lloji i pesticideve qe përdorin tek frutat dhe perimet.

Ndërkohë në kufirin me Kosovën ndodhet i bllokuar një kamion prej 9 tonësh me mandarina. Pritet dalja e përgjigjes së analizave për të vendosur më pas se çfarë do të ndodhë me ngarkesën në fjalë. Edhe në Terminalin e Prishtinës janë ndaluar afro 8 kamionë me ngarkesa të mandarinës shqiptare në pritje të rezultateve të analizave.

Por, cilat janë efektet e pesticidit të ndaluar që u gjet tek mandarinat?

Kloperifosi dhe fosmeti janë dy llojet e pesticideve që janë zbuluar në mandarinat që vijnë nga Shqipëria. Kloperifosi nuk është një pesticid që aplikohet për herë të parë në bujqësinë tonë, përkundrazi ka dy hipoteza se përse mandarinat e Konispolit, Lushnjës dhe Beratit dolën të ngarkuara me këto kimikate.

Për shkak të përdorimit të klorperifosit në vitet e kaluara në këto territore mundet që këto mbetje janë përsëri në tokë ose ujë dhe kështu kalojnë në bimë, dhe një rrugë tjetër është qe fermerët të kenë përdorur këto pesticide në spërkatje.
Bashkimi Europian, klorperifosin dhe fosmetin i ka hequr nga përdorimi përkatësisht në vitin 2022 dhe 2020, pasi u konfirmuar se këto dy preparatë kishin efekte negative në shëndetin e njeriut. Futja e këtyre dy pesticideve bëhet nëpërmjet rrugës së kontrabandës dhe shitet nën dorë nga farmacitë bujqësore.

Poll

MOS HUMB