Video

Kërcënohen me jetë dy prokurorët e SPAK

Dyshohet se fëmija i prokurorit është fotografuar nga persona që nuk janë identifikuar ende dhe kjo ka detyruar prindërit që t’i ndërpresin fëmijës vijimin e vitit shkollor.

F.m
Kërcënohen me jetë dy prokurorët e SPAK
aLTIN dUMANI

TIRANË- Të paktën dy prokurorë të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kanë marrë kërcënime serioze për jetën. Këto ngjarje kanë alarmuar jo vetëm autoritetet e rendit në vend por edhe ato partnere ndërkombëtare. Lajmi është bërë me dije nga eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço në “Top Story”. Sipas tij, kërcënimi i parë është bërë ndaj fëmijës së një prokurori. Dyshohet se fëmija i prokurorit është fotografuar nga persona që nuk janë identifikuar ende dhe kjo ka detyruar prindërit që t’i ndërpresin fëmijës vijimin e vitit shkollor.

Një kërcënim tjetër është zbuluar nga gazetarja Anila Hoxha, e cila tha se një familjare e një prokurori shumë të rëndësishëm kishte marrë kërcënime serioze. Gazetarja nuk ka dhënë emra por ka treguar se prokurori në fjalë vazhdimisht ka thirrur Gardën e Republikës me qen që nuhasin lëndët plasëse, për të ushtruar kontrolle. Edhe vetë kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë fjalës së tij në ceremoninë e organizuar për 5-vjetorin e SPAK pohoi se prokurorët e posaçëm gjatë punës së tyre janë përballur me kërcënime, si ndaj tyre, ashtu edhe familjarëve.

 
Poll

MOS HUMB